Tu e lexu qitash
Mbi 150 organizata queer në botë janë bashkuar në thirrjen për bojkotimin e Eurovisionit

Mbi 150 organizata queer në botë janë bashkuar në thirrjen për bojkotimin e Eurovisionit

Eurovision vazhdon ta shesë veten si spektakël i diversitetit, përfshirjes dhe krenarisë queer. Por nuk mund të ketë festë mbi gjenocid.

Queer Coalition for Palestine ka bërë thirrje publike për bojkotimin e Festivalit të Këngës në Eurovision 2026 dhe u kërkon komuniteteve queer, artistëve, organizatave, hapësirave kulturore dhe publikut të mos normalizojnë pjesëmarrjen e Izraelit në festival ndërkohë që vazhdon gjenocidi në Gaza, shkatërrimi sistematik i jetëve palestineze dhe zhvendosja masive e popullsisë.

Në deklaratën e tyre, koalicioni e përshkruan Eurovision-in si një mjet që Izraeli po e përdor për “pinkwashing” — shfrytëzimin e të drejtave LGBTQ+ për të ndërtuar një imazh progresiv dhe liberal para botës, ndërkohë që vazhdon bombardimet, okupimin dhe dhunën koloniale ndaj palestinezëve.

Artistët e njohur Paul Weller, Kneecap, Massive Attack dhe Paloma Faith janë ndër më shumë se 1,000 artistët që kanë nënshkruar një letër të hapur duke u bërë thirrje fansave të bojkotojnë Festivalin e Këngës në Eurovision 2026.

“Si muzikantë dhe punonjës kulturorë, shumë prej të cilëve jetojnë brenda kufijve të [EBU-së], ne e kundërshtojmë përdorimin e Eurovision-it për të zbutur dhe normalizuar gjenocidin, rrethimin dhe pushtimin brutal ushtarak të Izraelit kundër palestinezëve”, thuhet pjesërisht në letër.

“Ne jemi në solidaritet me thirrjet palestineze për transmetuesit publikë, interpretuesit, organizatorët e festave të shfaqjes, ekipin dhe tifozët që të bojkotojnë Eurovision-in derisa EBU të ndalojë transmetuesin bashkëpunëtor izraelit KAN.”

Organizatorët duartrokitën pesë vendet – Spanjën, Irlandën, Islandën, Slloveninë dhe Holandën – për tërheqjen nga konkursi i këtij viti në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit, si dhe “shumë finalistë të përzgjedhjes kombëtare që u zotuan të refuzojnë të shkojnë në Eurovision”.

Përderisa mijëra palestinezë janë vrarë, familje të tëra janë zhdukur nën rrënoja dhe Gaza po shndërrohet në tokë të pabanueshme, institucionet evropiane vazhdojnë ta trajtojnë Izraelin si pjesëmarrës të zakonshëm në një festival që pretendon se përfaqëson unitetin dhe diversitetin.

Nuk mund të ketë “festim të diversitetit” në një skenë të ndërtuar mbi varre palestineze.

Për vite me radhë, komunitetet queer kanë ndërtuar hapësira rezistence kundër shtypjes, fashizmit, militarizimit dhe kolonializmit. Historia jonë është histori mbijetese dhe solidariteti politik. Për këtë arsye, çlirimi queer nuk ka kuptim nëse ndërtohet mbi heshtjen ndaj gjenocidit. Nuk ka krenari në bashkëfajësi.

Queer Coalition for Palestine kërkon:

  • që transmetuesit kombëtarë të tërhiqen nga Eurovision;
  • që artistët të refuzojnë performimin;
  • që hapësirat lokale të anulojnë organizimet dhe transmetimet e festivalit;
  • që organizatat LGBTQIA+ në mbarë botën t’i bashkohen bojkotit.

Në deklaratë thuhet se palestinezët queer vazhdojnë të ekzistojnë dhe të rezistojnë pavarësisht dhunës dhe tentativave për zhdukje. “Nuk mund të ketë çlirim queer dhe trans pa liri, drejtësi dhe dekolonizim për palestinezët,” shkruajnë ata.

Deri tani, mbi 150 organizata dhe kolektive queer nga 33 vende të ndryshme të botës i janë bashkuar kësaj thirrjeje, duke kërkuar presion publik ndaj European Broadcasting Union (EBU) për përjashtimin e Izraelit nga festivali. Edhe Dylberizm i është bashkuar thirrjes për bojkot!

Solidariteti queer nuk ndalet në kufij. Nuk mund të kërkojmë liri për veten duke heshtur përballë gjenocidit, kolonizimit dhe spastrimit etnik të një populli tjetër. Në kohë kur shtetet dhe institucionet zgjedhin neutralitetin përballë masakrës, solidariteti bëhet përgjegjësi politike.

Nuk ka krenari në heshtje. Nuk ka çlirim queer pa Palestinën e lirë.

Për ta nënshkruar këtë thirrje, kliko këtu për të plotësuar formularin, ose dërgo një email nga adresa e emailit të organizatës suaj në queercoalitionforpalestine@riseup.net me informacionet e mëposhtëm:

  1. Emri i kolektivit ose organizatës (i detyrueshëm)
  2. Email kontakti (i detyrueshëm)
  3. Profili në rrjete sociale ose linku i faqes së internetit (i detyrueshëm)
  4. Mbështetja: (zgjidhni deri në 2 përgjigje)
    A: Ne do të marrim pjesë në organizimin dhe veprimet e bojkotit të Eurovision (mundësisht në bashkëpunim me grupet lokale BDS)
    B: Ne jemi një organizatë LGBTQIA+

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top