Tu e lexu qitash
Transgjinoret punëtore seksi nuk marrin ndihma financiare nga qeveria greke

Transgjinoret punëtore seksi nuk marrin ndihma financiare nga qeveria greke

Trans punëtoret e seksit që nuk e kanë konfirmimin e gjinisë në dokumente, janë përjashtuar nga lista e ndihmave nga qeveria greke gjatë pandemisë.

Ndihmë nga shteti grek mund të marrin vetëm transgjinoret greke pas ndërrimit të shënuesit të gjinisë në dokumentet e tyre. Poashtu, vetëm ato kanë drejtë pune gjatë pandemisë, ani pse puna e seksit është legale dhe e rregulluar me ligjet greke. 

Por fatkeqsisht, Greqia nuk është e vetme. Në Evropë, në shtetet ku puna e seksit është pjesërisht ose plotësisht e kriminalizuar, punëtoret e punetorët e seksit janë duke e pasur problem mbijetesën gjatë izolimit dhe situatës pandemike.

Organizatat për mbrojtjen e punëtorëve të seksit kanë reaguar karshi vendimeve të qeverisë greke, por edhe të qeverive të tjera.

Kqyre edhe qito

Në reagimin e ICRSE (Komiteti Internacional për mbrojtjen e punëtorëve të seksit në Evropë) thuhet se “është detyrë e qeverisë të krijoj politika sociale për të mbrojtur punëtorët e seksit gjatë dhe pas pandemisë”.

Punëtorët e seksit janë një prej kategorive më të rrezikuara gjatë kësaj pandemie.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top