Tu e lexu qitash
“Portreti i një zonje në zjarr” filmi queer që duhet parë

“Portreti i një zonje në zjarr” filmi queer që duhet parë

Filmi “Portrait of a Lady on Fire (Portreti i një zonje në zjarr)” trajton historinë e dashurisë pasionante por të pamundur midis dy grave në Francën e shekullit 18.

Piktorja e quajtur Marianne (Noémie Merlant) merr një udhëtim të vështirë detar për të arritur në një pronë të largët në një familje aristokratësh. Atje, në atë familje, një gruaje të re të quajtur Héloïse (Adèle Haenel) i është paracaktuar fati nga familja të martohet me një burrë fisnik në Milan, i cili insiston të ketë portretin e saj para martesës.

Mirëpo Héloïse kishte refuzuar të pozonte për piktorin paraprak. Kështu që nëna e saj e paraqet piktoren Marianne në shtëpi si shoqëruese për shëtitjet buzë detit që Héloïse i kishte qejf. Detyra e Mariannes ishte që gjatë shëtitjeve të tyre, ta vëzhgojë nga afër Héloïsen dhe ta pikturojë portretin e saj në fshehtësi.

Mirëpo gjatë procesit, ngjarja merr kthesa të papritura, midis dy grave shpërthejne tensione dhe emocione të natyrave të ndryshme dhe relacioni i tyre zhvillohet në mënyrë komplekse.

Filmi kryesisht bazohet në një ndjeshmëri emocionesh që pasqyrohet nëpërmjet posturave, momenteve të heshtjes dhe shikimeve në mes këtyre personazhe.

Regjisorja franceze Céline Sciamma, për punën me filmin “Portrait of a Lady on Fire (2019)” ka fituar çmimin Skenari Më i Mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe nga European Film Awards.

Kqyre edhe qito

Filmi është dekoruar me shumë çmime e fitore të tjera, dhe është i nominuar në disa kategori nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit për të cilat akoma është në pritje të vlerësimit.

Sa i përket jetëve të tyre personale, aktorja Adèle Haenel dhe regjisorja Céline Sciamma kanë pranuar publikisht që kanë qenë në lidhje romantike në vitin 2014. Çifti janë ndarë në vitin 2018, para se të fillonin xhirimet për këtë film.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top