Tu e lexu qitash
Alice Walker (9 shkurt, 1944)

Alice Walker (9 shkurt, 1944)

“Asnjë person nuk është mik i yti nëse kërkon heshtjen tënde, ose mohon të drejtën tënde për ta zhvilluar veten.” – Alice Walker

Alice Walker, lindur në vitin 1944, është shkrimtare afro-amerikane, poete dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Është e njohur për shkrimet e saj thelbësore rreth temave të racës dhe gjinisë.

Shkroi romanin “The Color Purple”, për të cilën fitoi çmimin Pulitzer Prize dhe National Book Award për librin më të mirë fiktiv. Gjithashtu shkroi romanet “Meridian”, “Now Is The Time To Open Your Heart”, “You Can’t Keep A Good Woman Down”, “Why War Is Never A Good Idea”, e të tjerë.

Në mesin e viteve 1990, Walker ka qenë në lidhje romantike me kantautoren amerikane Tracy Chapman e cila njihet për hitet e saj “Fast Car”, “Talkin’ Bout Revolution”, “Give Me One Reason”, etj. Walker ka thënë për këtë lidhje: “Ishte e shijshme dhe e këndshme dhe e mrekullueshme, dhe mua më pëlqeu plotësisht dhe isha krejtësisht e dashuruar në Tracyn, dhe kjo gjë nuk ishte punë e askujt përpos e neve dyjave.”

Alice Walker, mbi të gjitha, ka frymëzuar biseda për tema kontraverse, nga sfidat e familjeve me ngjyrë tek seksualiteti i grave deri te gjymtimi i organeve gjenitale. Ajo ndan të vërtetat e saj dhe kërkon që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, të përballen me veten dhe atë se çfarë ata mendojnë se janë.

Walker, e cila ka pasur lidhje edhe me burra edhe me gra, nuk e identifikon veten si lezbike, as si biseksuale, as si heteroseksuale. “Jam thjesht kurioze,” ka thënë ajo.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top