Tu e lexu qitash
Kurt Cobain, ky aleat i njohur i komunitetit LGBTI+

Kurt Cobain, ky aleat i njohur i komunitetit LGBTI+

Kurt Cobain është një nga fytyrat më ikonike të viteve 1990, dhe muzikanti më i rëndësishëm i skenës grunge.

Kurt ka folur hapur për të drejtat gej, homofobinë dhe seksizmin. Ai ka thënë se dëshironte që ai të ishte gej, vetëm për t’i plasur homofobët dhe shpesh ka veshur veshje për të protestuar kundër seksizmit.

“Kur vesh një fustan tregoj se unë mund të jem po aq femëror sa dua,” tha ai për LA Times, në një goditje të maçoizmit në skenën e rokut që ai e urrente. “Unë jam një heteroseksual … punë e madhe. Por nëse do të isha gej, nuk do të kishte rëndësi.”

Në moshën 19 vejçare u arrestua nga policia në Aberdeen të Shtetit të Uashingtonit për graffiti dhe shënimin në vetura të mbishkrimit “Zoti ështe gej”.

Cobain pohoi se kishte periudhë të keqe në shkollën e mesme, dhe kur u pyet nëse ai kishte probleme me “njerëzit që mendonin se ai ishte gej”, ai u përgjigj: “Po, madje vetë mendova se isha gej. Mendova se kjo ishte zgjidhja e problemit tim [të ndjesisë së izolimit]”.

Nirvana.

“Megjithëse nuk kam eksperimentuar kurrë me të, kam pasur një mik gej, dhe nëna ime nuk do të më lejonte të bëhesha shokë me të, sepse ajo ishte homofobike, ishte vërtetë shkatërruese sepse më në fund gjeta një shok mashkull, me të cilin mund të përqafohesha dhe të isha i dashur, dhe folëm për shumë gjëra … por nuk mund të rrija më me të. “

Si adoleshent, shumica e shoqërisë e Cobain ishin vajza, sepse “unë nuk mund të gjeja asnjë shok, mashkull, që të ndihesha rehat”.

Kqyre edhe qito

Në një nga shënimet e Cobain, ai shkroi: “Unë nuk jam homoseksual, edhe pse do të doja të jem, vetëm për t’i plasur homofobët”.

Në një intervistë me The Advocate në vitin 1993, ai tha se ishte “gej në shpirt” dhe “ndoshta mund të jem biseksual”. Ylli i njohur gjithashtu ka pohuar se ai është “rrahur shumë” për shkak të “lidhjes” së tij me miqtë homoseksualë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top