Tu e lexu qitash
1 Dhjetori – Dita Botërore kundër AIDS

1 Dhjetori – Dita Botërore kundër AIDS

Data 1 Dhjetor është caktuar si Ditë Botërore kundër AIDS-it që nga viti 1988, e dedikuar për ngritjen e vetëdijes ndaj kësaj pandemie.

Kjo datë është njëra nga tetë fushatat zyrtare globale të shëndetit publik, të shënuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Që nga viti 1980, SIDA ka vrarë në mes të 28.9 – 41.5 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa bëhet e ditur se 36.7 milionë të tjerë jetojnë me HIV, duke e bërë atë një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik botëror në historinë e regjistruar.

Ndërkaq, drejtuesit e shëndetësisë kanë bërë të ditur se në Kosovë me HIV AIDS janë të prekur 37 persona, duke theksuar se shteti ynë ka synim që të rreshtohet përkrah botës për t’i dhënë fund kësaj epidemie deri në vitin 2030. Falë qasjes së përmirësuar në kohë të fundit për trajtimin antiretroviral në shumë rajone të botës, shkalla e vdekjeve nga epidemia e AIDS ka rënë që nga kulmi i saj në vitin 2005 (një milion në vitin 2016, krahasuar me 1.9 milionë në vitin 2005).

Kqyre edhe qito

Për t’u informuar më shumë në lidhje me masat parandaluese, trajtimin dhe të gjitha informacione tjera të nevojshme rreth HIV/AIDS në gjuhën shqipe ju ftojmë ta përcillni faqen Hiv/Aids Albania – Social Media Campaign në Facebook dhe Instagram.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top