Tu e lexu qitash
31 marsi – Dita Ndërkombëtare e Dukshmërisë së Transgjinorëve

31 marsi – Dita Ndërkombëtare e Dukshmërisë së Transgjinorëve

Më 31 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Dukshmërisë së Transgjinorëve (International Transgender Day of Visibility).

Kjo datë, që nga viti 2009, i dedikohet kremtimit të personave transgjinorë dhe rritjes së vetëdijesimit rreth diskriminimit me të cilin ky grup i njerëzve përballen në baza ditore kudo në botë.

Transgjinorët përballen me diskriminim dhe stigmatizim edhe nëpër shkolla, vend të punës dhe institucione shëndetësore për shkak të identitetit të tyre gjinor. Janë ndër grupet më të ekspozuara ndaj dhunës psikologjike, emocionale dhe fizike që ushtrohet ndaj tyre dhe shkalla e vrasjeve të personave transgjinorë është akoma e lartë nëpër botë.

Rachel Crandall, një aktiviste transgjinore me bazë në SHBA, e themeloi këtë ditë në vitin 2009 për të rritur ndërgjegjësimin për barrën e pabesueshme të diskriminimit me të cilin përballet komuniteti në çdo mjedis që mund të imagjinohet. Nevoja për të sjellë një ditë ‘dukshmërie’ për komunitetin transgjinor është tregues i shtypjes që ata përballen në shumë sektorë të jetës. Crandall donte të nënvizonte faktin se e vetmja ditë transgjinore që njihet ndërkombëtarisht është Dita e Përkujtimit të Transgjinorëve, e cila është në zi për anëtarët e komunitetit që kishin humbur jetën dhe se nuk kishte ditë për të bërë homazhe për transgjinorët e gjallë.

Deri në vitin 2014, kjo ditë u respektua nga aktivistë në Irlandë dhe Skoci, ndërsa në vitin 2015, shumë persona transgjinorë morën pjesë në këtë ngjarje duke marrë pjesë në fushata të mediave sociale.

Prandaj, në Ditën e Dukshmërisë së Transgjinorëve më 31 Mars, çdo vit, ne njohim dhe nderojmë kontributet, sukseset dhe qëndrueshmërinë e tyre të palodhshme për të qëndruar shtatlartë dhe të fortë përballë padrejtësisë. Nëpërmjet kësaj Dite të Dukshmërisë, ne shpresojmë të nxisim përgjegjësinë morale dhe tolerancën dhe të heqim kufizimet mbi të drejtat e personave transgjinorë.

Sipas një hulumtimi të fundit të bërë me transgjinorët në Britani të Madhe nga Stonewall, është gjetur se:

▪️42% e tyre hezitojnë të fillojnë procedurat mjekësore të ndërrimit të gjinisë për shkak të ndikimit që kjo mund të ketë në jetën e familjarëve të tyre

▪️48% nuk ndihen rehat të përdorin banjot publike

▪️34% janë diskriminuar në kafiteri, restaurant apo klube nate për shkak të identitetit të tyre gjinor

▪️28% kanë përjetuar dhunë nga partnerët

Kqyre edhe qito

▪️44% anashkalojnë të ecin nëpër disa rrugë të caktuara të cilat i konsiderojnë të rrezikshme per komunitetin LGBT

▪️25% janë diskriminuar kur kanë kërkuar banesë/shtëpi/objekt me qera, vetëm për shkak të identitetit të tyre gjinor

▪️41% kanë deklaruar se në institucione shëndetësore nuk janë trajtuar si duhet

▪️36% kanë thënë se kanë marrë komente negative nga stafi nëpër institucione të arsimit e edukimit

Në këtë ditë rikujtohet edhe një herë se transgjinorët kanë nevojë për trajtim më të mirë dhe të barabartë dhe se janë të rëndësishëm në çdo ditë tjetër.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top