Tu e lexu qitash
Ryan White, nxënësi që ndryshoi opinionin e botës mbi epideminë e SIDA-s

Ryan White, nxënësi që ndryshoi opinionin e botës mbi epideminë e SIDA-s

Ryan White (6 dhjetor 1971 – 8 Prill 1990) ishte një i ri nga Kokomo, Indiana, i cili u përjashtua nga shkolla e tij për shkak të statusit të tij të HIV-it. Ai vdiq kur ishte 18 vjeç. White është varrosur në Cicero, afër shtëpisë së dikurshme të nënës së tij.

Në vitin 1991, varri i tij u vandalizua në katër raste. White, i cili vuante nga hemofilia, kontraktoi HIV-in përmes një transfuzioni gjaku. Ai u diagnostikua në dhjetor 1984 dhe u tha që kishte vetëm 6 muaj që i kishin mbetur për të jetuar.

Mjekët deklaruan se White nuk paraqiste rrezik për nxënësit e tjerë. Sidoqoftë, kur ai u përpoq të kthehej në shkollë, shumë prindër dhe mësues protestuan kundër pjesëmarrjes së tij për shkak të shqetësimeve të tyre se ai mund të transmetonte virusin përmes kontaktit rastësor.

Diskutimi bëri tituj lajmesh në të gjithë botën dhe e shëndrruan White në një avokues për hulumtimin dhe edukimin e SIDA-s. White jetoi 5 vjet më gjatë sesa parashikohej nga mjekët e tij, por për fat të keq vdiq vetëm një muaj para diplomimit të shkollës së mesme.

Mbi 1.500 njerëz morën pjesë në funeralin e tij më 11 Prill 1990 në Kishën e Dytë Presbyteriane në Indianapolis. Përcjellësit e White përfshinë Sir Elton John , Howie Long dhe Phil Donahue.

Sir Elton John performoi një këngë që ai shkruajti në vitin 1969, Skyline Pigeon. White e frymëzoi atë që të krijojë fondacionin Elton John Aids Foundation. Në funeral morën pjesë edhe Michael Jackson dhe Zonja e Parë Barbara Bush.

Në ditën e funeralit, ish Presidenti Ronald Reagan shkroi një homazh për White që u publikua në The Washington Post. Deklarata e Reagan për Sidën dhe funeralin e White u pa si një tregues se sa White kishte ndihmuar në ndryshimin e opinionit të publikut për Sidën.

Kqyre edhe qito

Sidomos, kur konsiderohet indiferenca e Reagan ndaj virusit – deri në kohën kur ai më në fund e adresoi epideminë në 1987 – gati 23,000 amerikanë kishin vdekur tashmë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top