Tu e lexu qitash
Femra që ndodhej brenda meje kishte nevojë për një shkëndijë të shpërthente

Femra që ndodhej brenda meje kishte nevojë për një shkëndijë të shpërthente

Trans: M në F – 30 vjeç

Kohë më parë ndodhi martesa ime, isha i lumtur pasi po përmbushja detyrat e mia si mashkull dhe po mbaja nderin e familjes. Pas pak kohe vjen në jetë fëmija i parë, bota ime. Bëj çdo gjë për atë.

Një ditë të bukur në ambient pune dikush kalon pranë meje dhe aty lindi një emocion tepër i fortë. Ishte një mashkull dhe kjo gjë sikur plasi atë çfarë ishte fshehur brenda meje. Filluan mendimet e para por edhe tentativa për të mbytur vetën. “Pse mua?” thoja. Kanë qenë muajt më të vështirë të jetës time. Nuk kisha kurajon as ta mendoja dhe çdo ditë ishte stres më vete.

Një ditë një mikesha ime shumë e ngushtë më pyet se çfarë kisha dhe i tregova gjithçka. Sigurisht tabutë në vendin tonë e detyruan të më thotë që mbase kalonte. Kaluan kohët dhe vetëm unë jo. Ndjenja për të qenë femër rritej dita ditës brenda meje. Filloj të ndjek video me shemales në faqet porno. Më dukej sikur isha unë ajo aktorja.

Pas disa kohësh i lutem mikeshës time të më ndihmojë të vishem si femër. Ajo pa hezituar bleu të gjitha gjërat e nevojshme dhe më shndërroi në atë që kisha nevojë të ndjehesha. Fluturoja nga gëzimi sa që nga emocionet më dolën lot prej syve. Ishte fitorja ime e parë kundër mos kurajos, kundër frikës. Ditët kalonin dhe unë njoh aplikacionin Grindr. Pas shumë netësh biseda në fshehtësi, pas shumë orësh pa gjumë, më në fund doli ai. Ai që prisja prej shumë kohësh. I edukuar, më jepte sigurinë që doja nga kompleksiviteti që kisha dhe më bënte të harroja çdo gjë në ato rrjeshta bisedash pa numërta.

Hapi tjetër ishte mundja e frikës që ta takoja. Por vetëm me një kusht; Unë doja t’ju prezantoja e transformuar si femër dhe ai pranoi. U takuam në shtëpinë e mikeshës time dhe ajo ka qenë nata më e bukur e jetës time. Jam ndjerë një princeshë që priste princin e kaltër pas shumë dhimbjesh e shumë lotësh. Ishte hera ime e parë dhe si hera ime parë ishte humbja e virgjërisë time me atë. Çdo sekondë i asaj nate më ka mbetur në mendje. Ai më bëri të dashurohem pas çdo centimetri të trupit të tij, pas çdo puthje dhe çdo përqafimi që ne patëm. U takuam disa herë dhe çdo herë ka qenë më e bukur. E ndjej vetën komplet të dashuruar. E ndjej vetën komplet të atij dhe vetëm për atë. Femra që ndodhej brenda meje kishte nevojë për një shkëndijë të shpërthente.

Kqyre edhe qito

Jeta e dyfishtë më privon gjithsesi nga dëshira ime e madhe për të vazhduar më tej në ëndrrën time; TË JEM AJO QË DUA.

Ju lutem mos i shani njerëzit e komunitetit, qëndroni atyre afër, mbështetini ato, kushdo prej jush mund ti ndodhi si unë. Asnjëri nga ne nuk e ka të shkruar në ballë që është gej, por ajo ndjesi lind brenda nesh me ne dhe na shoqëron gjithmonë. Të jesh vetvetja na bën njerëz më të mirë, më të urtë, më të dashur dhe më të bukur për ti ofruar kujtdo mirësjelljen dhe dashurinë. Të jesh vetvetja eliminon një seri problemesh. Ne, njerëzit gej kalojmë një mal me dhimbje për të gjetur rrugën tonë. Në qoftë se nuk je i/e vendosur, qetësohu, merr frymë thellë dhe mendo çfarë është më e drejtë për ty.

Ju dua.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top