Tu e lexu qitash
Mijëra njerëz firmosin peticionin që Ellen Page të zëvendësoj Ellen DeGeneres si prezantuese e emisionit të saj

Mijëra njerëz firmosin peticionin që Ellen Page të zëvendësoj Ellen DeGeneres si prezantuese e emisionit të saj

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion që Ellen Page të e zëvendësoj Ellen DeGeneres si nikoqire e emisionit së saj, The Ellen Show. Peticioni, i cili është nënshkruar nga më shumë se 7,000 njerëz, erdhi pasi DeGeneres është përfshirë në polemika të reja javët e fundit.

Muajin e kaluar, komiku Kevin Porter e përshkroi atë si “një nga njerëzit më të këqij të gjallë”, dhe më pas inkurajoi përdoruesit e Twitter të ndajnë “tregimet e tyre të çmendura” të sjelljes së DeGeneres, duke u zotuar që me secilin tweet ai dhuron 2 dollarë në LA Food Bank.

Përgjigjet që vinin grumbulluan qindra histori të pa verifikuara të sjelljes së saj, treguar nga ish-punonjësit e emisionit, si dhe vendasit të Los Angeles, që ishin dukshëm në kundërshtim me reputacionin e saj hiper-pozitiv dhe bujar. Më pak se dy javë më vonë, gjërat shkuan nga keq në keq kur DeGeneres hapi episodin e saj të parë në karantinë të The Ellen Show nga shtëpia me një shaka të hidhur.

Ajo tha, nga rezidenca e saj prej 27 milion dollarësh: “Ky izolim është si të jesh në burg. Kjo është kryesisht sepse kam veshur të njëjtat rroba për dhjetë ditë dhe të gjithë këtu janë gej.” Megjithëse DeGeneres më vonë hoqi qetësisht atë pjesë të shfaqjes, ajo ende nuk ka adresuar incidentin ose kërkuar falje.

Një person tha që ka nënshkruar peticionin “sepse Ellen DeGeneres ka bërë komente fyese ndaj një komuniteti të të dënuarve, ish-të dënuarve dhe secilit person që lufton të mbijetojë në këto kohë të vështira”.”Ajo është e pasur dhe nuk di se cilat janë kushtet e burgut. Shakaja e saj ishte tejet fyese ndaj njerëzve që vuajnë gjatë kësaj pandemie, veçanërisht njerëzve me pak ose aspak burime për të mbijetuar, dhe luftërat ekonomike dhe të sigurisë që ne po durojmë për momentin. “Emisioni i saj duhet të vazhdojë me dikë me më shumë empati si Ellen Page. Ellen Page ka qenë një folëse aktive për të drejtat e barabarta dhe ka dëshmuar se është më profesionale dhe e ndërgjegjshme shoqërisht sesa Ellen”.

Kqyre edhe qito

Së fundmi, blogerja e famshme e YouTube, NikkieTutorials ka dhënë detaje në lidhje me përvojën e saj të paraqitjes në The Ellen DeGeneres Show për të diskutuar daljen hapur si trans, dhe përvoja nuk ishte e mirë. NikkieTutorials, u shfaq në emision në janar për të folur në lidhje me përpjekjen e shantazhit që e detyruan atë të dalë hapur si transgjinore. Dyshja ndanë atë që dukej si një bashkëbisedim  emocionues, me DeGeneres që shfaqej e ngrohtë dhe miqësore gjatë intervistës.

Por blogerja me origjinë holandeze tregoi më shumë për përvojën e saj aty. Ajo tha: Është vërtet bukur që erdhët dhe më përshëndetët mua në fillim … Ajo nuk e bëri këtë.” Ajo e përshkroi atmosferën e ngrohtë dhe miqësore në shfaqje si një iluzion dhe tha: “Ndoshta unë jam naive, por kam pritur që ata të më mirëpresin, por ata nuk më lejuan as të përdor toaletin.”

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top