Tu e lexu qitash
Vesa Luma dhe videoklipi “I ndaluar”

Vesa Luma dhe videoklipi “I ndaluar”

Në vitin 2012, këngëtarja e njohur Vesa Luma bëri një hap shumë të guximshëm në skenën e muzikës shqiptare, duke publikuar videokilipin “I ndaluar” në të cilin protagonist ishin një çift lezbik.

Kënga flet për një dashuri të ndaluar, të cilën Vesa e paraqiti në një videoklip ku për herë të parë në skenën shqiptare, publikohet një videoklip i cili shfaq një lidhje romantike mes dy vajzave, ndryshe nga puthjet lezbike të stereotipizuara në videoklipet e reperëve shqiptarë të cilët kanë, dhe vazhdojnë të portretizojnë gratë dhe vajzat si objekte seksi.

Ndërkaq me datën 10 tetor 2017, kur u mbajt Parada e parë e Krenarisë në Prishtinë, Vesa përsëri shfaqi përkrahjen e saj publike për komunitetin queer duke kujtuar videoklipin e saj.

“Kur realizova kangën “I ndaluar” që në video shfaqte dashurinë mes dy vajzave, mora shumë kritika ,kërcënime etj… Sot e asaj dite ,pavarësisht paradave dhe simbolikave të ngjashme, ky komunitet është ende “I ndaluar” për të qenë i lirë në zgjedhjen e tyre para syve tanë… Në Paradë shumica mund të kenë marr pjesë për përkrahje, disa për “shmek” e disa për foto, por fatkeqësisht vazhdon të jetë problem i madh ky fenomen! Sa e vështirë mund të jetë mos mu marr hiq me jetën e tjetrit? Në fund kur po bijm me flejt gjithsecilin e zen gjumi me dertet e veta.. apo jo… Ju uroj sa më shumë dashuri”, shkroi ajo në Facebook.

Kqyre edhe qito

Është viti 2020 e në estradën tonë mungojnë përkrahje të tilla, sulmet dhe gjuha homofobike vazhdon të jetë prezente, dhe artistët e fshehur të komunitetit vazhdojnë të publikojnë videoklipe seksiste me vajza të zhveshura.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top