Tu e lexu qitash
Vepra e guximshme “Pa titull” nga artisti Blend Bytyqi

Vepra e guximshme “Pa titull” nga artisti Blend Bytyqi

“Ideja e veprës është që të ngrisë vetëdijen mbi rëndësinë e shprehjes dhe identitetit gjinor dhe mohimin e kësaj të drejtë në shoqëri. Si fëmijë caktimi i rolit tim gjinor u bë edhe më i qartë dhe më strikt pas synetisë time, pasi që synetia paraqiste kalimin nga një djalë në një burrë të familjes, kalim të cilin isha i paaftë ta bëja. Kjo vepër tregon se si shoqëria imponon rolet gjinore përmes traditave të ndryshme patriarkale duke i dhënë detyrën një fëmije që të bëhet burrë.”

Kjo është vepra e artisitit Blend Bytyqi e paraqitur në ekspozitën INFRARED: Additions me kuratore Blerta Hoçia, që u shfaq në disa lokacione të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, mbështetur nga Fondacioni 17. Blendi është 18 vjeçar, student në vitin e parë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, Dega e Artit Konceptual. Blendi është në hulumtim dhe kërkim të zgjerimit në mediume tjera që të shpreh veten. Dëshira e tij është që të eksperimentoj më shumë në performancë dhe fotografi. Me fotografi është marrë më shumë si pasion, por deri më tani nuk e ka trajtuar si punë.

Prezantimi në ekspozitën e INFRARED ishte paraqitja e parë për Blendin.

“Kur e kam parë temën e rezidencës më ka pëlqyer shumë, pasi që jam edhe aktivist për të drejta të njeriut, veçanërisht për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+. Më është dukur që mund ta shpreh veten në maksimum dhe mund të mësoj sa më shumë nga kjo eksperiencë. Kam vendosur që të marr më shumë gjëra që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ose përfshirjen sociale, apo në këtë rast të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në Kosovë, sidomos kur bëhet fjalë shoqërinë tonë patriarkale. Më është dukur si diçka që do të mund të jepja maksimumin në vepër”.

Artin ai e sheh si pjesë fundamentale të çdo shoqërie.

“Sado që mund të ketë të tillë që e konsiderojnë ndryshe, si diçka që është luks, në fakt është e kundërta. Arti mund të jetë si një protestë estetike, ose diçka informuese përmes së cilës mundesh me prekë shumë njerëz duke trajtuar tema të caktuara. Në këtë rast mendoj që arti është shumë i rëndësishëm dhe ka rol të fuqishëm në shoqëri”- u shpreh artisti.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top