Tu e lexu qitash
Lançohet “Dylberizm” Platforma e parë LGBTQ+ në gjuhën shqipe

Lançohet “Dylberizm” Platforma e parë LGBTQ+ në gjuhën shqipe

Në përvjetorin e 51-të të trazirave Stonewall, me 28 qershor, u lançua platforma Dylberizm e cila është platforma e parë online LGBTQ+ në gjuhën shqipe. Dylberizm është platformë e dedikuar për informimin dhe edukimin mbi çështjet LGBTQ+. Kjo platformë përmban lajmet më të fundit nga vendi dhe bota, që prekin çështjet LGBTQ+. Përveç kësaj, kjo platformë ofron materiale edukative, si p.sh terminologjitë mbi çështjet LGBTQ+ në gjuhën shqipe, ngjarjet kryesore historike, biografitë e personaliteteve LGBTQ+ shqiptarë e të huaj etj.


Dylberizm-i u krijua më 19 mars të vitit 2018 nga aktivistët e pavarur queer kosovarë, si një faqe edukative në Instagram. Kjo platform u formua si nevojë për përfaqësimin dinjitoz të çështjeve queer. Në një shoqëri të kapur nga sistemi heteroseksist, shqiptarëve që nuk i takojnë shumicës heteroseksuale/cis-gjinore, iu refuzohet përfshirja në veprimtaritë kryesore ekonomike, politike, kulturore dhe sociale për shkak të identitetit të tyre. Institucionet edukativo-arsimore në vend, përveçse kanë dështuar në edukimin e të rinjve në çështjet mbi seksualitetin dhe gjininë, ato edhe kanë ushqyer diskriminimin dhe urrejtjen ndaj personave queer, duke përdorur fakte të papërditësuara, terminologji seksiste dhe homofobike, dhe mospërfshirje në kurrikulat dhe tekstet shkollore.


Dylberizm është krijuar që të dëshmoj se gjithë këto paragjykime, besime, dhe urrejtje janë frikë irracionale që është brendësuar brenda vetëdijës kolektive shqiptare si pasojë e sistemit dhe shoqërisë heteroseksiste dhe heteropatriarkale.

Është koha që këto mite të rrejshme e të dëmshme të zhduken, dhe të zëvendësohen me pranimin e faktit të thjeshtë që: munesh me konë Edhe Shqiptar edhe Dylber. Shqiptarët LGBTIQ+ kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e shoqërisë shqiptare. Këngët e vjetra për dashurinë mes burrave shqiptarë, ashikëve dhe dylberëve, na tregojnë që homoseksualizmi nuk është diçka e re në kulturën tonë. Në këto këngë vërehet edhe thyerja e roleve gjinore tradicionale të djemve dhe vajzave shqiptare. Burrneshat shqiptare na tregojnë që gjinia jo gjithmonë është fikse: burrë/mashkull apo grua/femër, por që është konstrukt i normave në të cilat jetojmë. Këngët dhe legjendat e vjetra shqiptare për kalimin e Ylberit na tregojnë që ndryshimi i gjinisë/seksit nuk është çrregullim mendor, por është një rrugëtim i bukur për të jetuar jetën plotësisht si vetja.

Kqyre edhe qito

Dylberizm-i është ombrella e gjithë shqiptarëve gej, lezbike, biseksualë, transgjinorë, aseksualë, interseks, me gjini jo-binare, androgjenë, dhe të gjithë shqiptarëve tjerë që nuk i takojnë shumicës heteroseksuale/cis-gjinore.

Për të festuar lançimin e platformës, ekipi i Dylberizm ka pregatitur një playlistë të cilën mund ta gjeni në këtë link.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top