Tu e lexu qitash
Halle Berry hoqi dorë nga roli i një burri transgjinor në një film të ri, për shkak të reagimeve të ashpra dhe të shpejta

Halle Berry hoqi dorë nga roli i një burri transgjinor në një film të ri, për shkak të reagimeve të ashpra dhe të shpejta

Gjatë një paraqitje live në Instragram të premten e kaluar me frizerin Christin Brown, ish-ylli i X-Men Halle Berry përmendi se do të luaj rolin e një burri transgjinor në një film të ri.

Teksa po fliste për një projekt të ri, Berry shpjegoi se kishte pranuar ftesën për këtë film kohë më parë, por produksioni i saj e kishte lënë mbrapa për shkak të debutimit të saj tek “Bruised”, ku luan rolin e një luftëtareje të ashpër të MMA.

Ajo tha: “Po mendoj të luaj rolin e një gruaje që pas tranzicionit, do të bëhet burrë. Mund ta bëj rolin e saj në filmin e ri, të cilin e dua shumë”

Aktorja Berry u kritikua online për zgjedhjen e saj për të luajtur rolin e një personazhi trans dhe për keqgjinorizimin e personazhit (mosrespektimin e identitetit gjinor të personazhit në fjalë) disa herë gjatë intervistës.

Natën e 6 qershorit ajo u tërhoq nga roli dhe publikoi një shkrim ku kërkoi falje duke thënë : “Personat transgjinorë duhet të kenë mundësitë e tyre për t’i treguar storiet e tyre”

Aktorja e famshme u shpreh në Twitter duke thënë:  “Gjatë vikendit, pata mundësinë ta rimendoj dhe ta diskutoj ofertën për të luajtur rolin e një perzonazhi transgjinor dhe kërkoj falje për deklaratat e mëparshme”

“Si një grua cis-gjinore, tash e kam kuptuar se nuk do të duhej ta konsideroja apo ta pranoja atë rol. Po ashtu, komuniteti transgjinor duhet t’i ketë mundësitë për të treguar storiet e tyre”

“Jam mirënjohëse për diskutimin dhe bisedat kritike rreth këtij roli dhe unë do të vazhdoj të dëgjoj, të edukohem dhe të mësoj nga ky gabim”

“Unë zotohem se do të jem një aleate dhe do të ngris zërin për prezantim më të mirë të personave trans brenda dhe jashtë kamerave.”

Kritikat të cilat i morri Berry janë prezente edhe në dokumentarin “Disclosure” nga Laverne Cox në Netflix. Ky dokumentar flet për përshkrimin dhe përfaqësimin e personave trans në Hollywood.

“Përshëndetje Halle Berry. Kemi dëgjuar se jeni duke konsideruar të luani rolin e një burri trans në një prej projekteve tua. Të lutemi ta shikosh dokumentarin “Disclosure” në Netflix për t’i  kuptuar pasojat kulturore që mund të ndodhin kur personat cis-gjinor si ti luajnë rolet e personave trans.” – u shprehën personeli i “Disclosure” në Tëitter.


Pastaj kërkimfaljes nga Berry, “Disclosure” e falenderoi atë për “dëgjimin dhe mësimin”

Organizata avokuese për të drejtat LGBTIQ+ poashtu falenderoi aktoren Berry duke thënë: “Jemi të lumtur të shohim se si Halle Berry ishte e gatshme t’i dëgjonte problemet e personave trangjinorë dhe të mësonte nga ta. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprojnë edhe personat e tjerë me ndikim. Një fillim i mirë do të niste me shikimin e dokumentarit “Disclosure” për të mësuar më shumë rreth prezantimit të personave trans në media.”

Kqyre edhe qito

Komentet ndaj Berry erdhën edhe pas kritikave të ashpëra të bëra ndaj Scarlett Johansson pasi ajo pranoi rolin e një burri transgjinor në filmin “Rub and Tug”

Pas lutjeve nga personat trans, Johansson kishte vendosur ta braktise këtë projekt, i cili në fund u anulua ani pse njerëzit kërkuan që ky rol të luhej nga një yll transgjinor.


Pas diskutimeve dhe reagimeve ndaj filmit “Rub and Tug”, një numër i konsiderueshëm i kompanive të produksionit në Hollywood mbështetën një letër në 2018 që iu drejtohej industrisë “për të përdorur fuqinë e saj për të përmirësuar jetët e personave trans” duke i treguar storiet e personave transgjinorë nga vetë aktorët trans.

“Bota për përparon dhe sot është gabim “ cross-sex-casting” (një person cis-gjinor ta luaj rolin e një personi trans). Këto ndodhi krijojnë probleme për persona trans dhe kanë ndikim në mendimet dhe në kulturën e njerëzve”-shkruhej në librin udhëzuar TRANSform Hollywood


Historia problematike e prezantimit të personave trans në Hollywood është dokumentuar nga Netflix në dokumentarin me titull “Disclosure”.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top