Tu e lexu qitash
IPKO dhe DigitAlb përkthejnë fjalën “gay” nga anglishtja në “pederast” në shqip në filmin e shfaqur në kanalin e tyre

IPKO dhe DigitAlb përkthejnë fjalën “gay” nga anglishtja në “pederast” në shqip në filmin e shfaqur në kanalin e tyre

Të dielën me datë 23 gusht në kanalin Fox Life të rrjetit televiziv IPKO dhe DigtiAlb, është shfaqur filmi She’s the One, i zhanrit komedi e vitit 1996.

Në një pjesë përgjatë filmit, në një dialog mes dy personazheve, përdoret fjala “gay” që në shqip do të thotë “gej”, mirëpo kjo fjalë është përkthyer ndryshe nga IPKO dhe DigitAlb. Dylberizm ka vërjetur se IPKO dhe DigitAlb kanë përdorur termin “pederast” për të e përkthyer fjalën “gay” nga anglishtja.

Termi “pederast” është term denigrues dhe diskriminues ndaj personave LGBTQ+, specifikisht burrave gej, i cili përdoret nga personat heteroseksual për të poshtëruar, përulur dhe denigruar personat LGBTQ+, apo edhe këdo që sipas tyre mund të jetë LGBTQ+.

Pjesën e shkëputur nga filmi e gjeni në këtë video.

Kqyre edhe qito

Pjesë e shkëputur nga filmi She’s the One, i shfaqur në kanalin Fox Life nga IPKO dhe DigitAlb.

Me këtë rast, IPKO dhe DigitAlb bashkohen në shtypjen sistematike të komunitetit LGBTQ+, duke përdorur gjuhë diskriminuese në kanalet e tyre, përmes të cilëve ata promovojnë dhunën dhe diskriminimin e burrave gej/personave LGBTQ+.

Dylberizm ka kontaktuar IPKO-n dhe DigitAlb në lidhje me rastin. Ne do t’ju mbajnë të përditësuar në rast se marrim përgjigje.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top