Tu e lexu qitash
Ylber me ngjyra të zeza

Ylber me ngjyra të zeza

Në oborrin e Nifës që ishte diku 200 hektarë, mbrapa shtëpie ishte një odë burrash që moti kohë kishte dalë nga përdorimi. Kjo odë tani pak a shumë shërbente për t’i lënë gjërat e vjetra, gjithçka që përmbante ishte një shtrat i madh të cilit i kishin dalë gjysma e pjesëve dhe një dollap me zbukurime gjysmë të thyera.


Nifja, ishte e bija e Tahirit – një burrë shtatlartë dhe fjalëprerë. Tahiri që moti ishte edhe kryetar i degës së partisë e cila udhëhiqte fshatin e tyre, pra, shtëpia e tij ishte shtëpi me nam të madh, mikpritje dhe rend të mbarë. Nifja ishte shtatshkurtër, jo shumë e shëndetshme krahas ambientit ku ishte rritur. Sytë i kishte të mëdhenj dhe ngjyrë bari të njomë pranvere të cilët e ndërronin nuancën me ndryshimin e kohës. Ajo ishte e parafundit në rend; krahas motrave më të mëdha, Nifja nuk e kishte patur të njëjtin problem – pengesën për shkollim. Ato bile edhe i kishin martuar që kur i kishin mbushur të 17-tat. Tani më kishte ndërruar koha dhe ishte normale që vajzat të shkolloheshin. Filloren e mbaroi në fshat për ta vazhduar më pas shkollën e mesme të mjekësisë në kryeqytet që ishte diku 11 kilometra larg. Nifja kishte edukatë të mirëfilltë, gjithmonë i ishte thënë të jetë e sjellshme dhe fjalëpakë, me nota të mira, të mos e ngriste zërin kur fliste dhe të mos i shikonte djemtë në sy, e ajo gjithmonë bëri atë çfarë i thanë nëna dhe motrat. Ajo ishte shumë e mbyllur dhe as që e kishte provuar ndonjëherë shijen e ëmbël të gjërave të ndaluara që t’i ofronte qyteti.

 
Javën e tretë të shkollës ajo u njoftua rastësisht me Lindën. Linda ishte një adoleshente e përkëdhelur qyteti, e bija e vetme e prindërve profesorë universitarë, e cila, ndryshe nga Nifja, ishte e gjatë dhe me trup të lakmueshëm, flokë të zeza e të gjata deri në bel dhe sy të zi. Atë ditë që u takuan në banjo të shkollës Nifës i kishte ndodhur diçka e sikletshme – i ishin bërë pantallonat pis nga periodat e ajo vetëm sa nuk po pëlciste prej turpi. Si për çudi aty afër u gjind vetëm Linda që t’i ofronte ndihmë (një pecetë higjienike) e cila për Nifën në atë moment ishte si t’i kishte ofruar botën. Filluan të shkëmbenin fjalë e biseda rrodhi për 10 minuta e më tepër…

“Martesën tënde ta cakton baba! Të këputet koka si e pulës po që se tenton të kesh lidhje me ndonjë djalë pa lejen tonë!” – ishin këto fjalët të cilat për Nifën përbënin një rregull të cilin ajo nuk guxonte ta shkelte assesi, ‘rregull’ ky i cili i ishte thënë prej kur ajo e mbante veten në mend, pra, djemtë për të ishin ‘diçka’ që ajo duhej t’i mbante larg sa dreqin. Megjithatë, më e habitshmja ishte se Nifja nuk ndjente ndonjë keqardhje kur i urdhëronin kështu, përkundrazi, edhe përkundër periudhës së moshës që po kalonte ajo deri tani nuk kishte përjetuar ndonjë ndjenjë tërheqjeje ndaj gjinisë së kundërt apo shpërthim hormonesh. Ndërkohë me Lindën kishin krijuar një shoqëri shumë të ngushtë sa edhe tek familjet e njëra-tjetrës kishin qenë edhe pse thënë të drejtën, në fshat Linda nuk ishte shumë e mirëseardhur nga stereotipet se ajo ishte vajzë “shehri”.
Për jetën e sajë, Nifja vetëm Lindës mund t’i tregonte pa pikë droje sepse këtë komfortet ajo i’a kishte dhënë që në fillim të miqësisë së tyre. Një ditë, diku fillimi i shkurtit, duke biseduar për gjëra bazike të moshës së tyre, Linda po tregonte se si i kishte ndodhur puthja e parë me një djalë të paraleles i cili kaherë e pëlqente Lindën, e Nifja e urtë në atë moment vetëm u skuq. Kjo e bëri Lindën të jetë kurioze për reagimin e mikes së saj dhe e pyeti: “Moj Nife a kurrë nuk je puthë a?” – oh Nifës veç sa nuk i ra pika prej turpi! E si t’i thoshte jo? Linda u soll e u pështoll dhe kur e kuptoi indirekt përgjigjen, me buzën në gaz i tha: “Ani çka? Qe, puthemi bashkë!”, dhe nuk hezitoi as një sekondë të mbështeste buzët mbi miken e saj të ngushtë. Nifja shtangu! U zverdh! E morri çantën e shpinës që e kishte lënë në tokë dhe i’a futi vrap kah autobusi për në fshat, iku e iku sikur të ndiqej prej qeni, me njërën dorë duke fshirë buzën dhe me tjetrën duke mbajtur zemrën që i dukej sikur po i dilte vendi. Atë natë mezi e preku pjatën për darkë dhe vetëm kërkonte arsye të ngritej prej tavolinës e të shkonte në dhomë. Më në fund kur mbeti vetëm, Nifja e urreu veten! E urreu lëkurën e buzëve të saja dhe po e lante sikur të kishte kapur ndonjë sëmundje e ujin e ngrohu edhe më shumë kur i’u kujtua se sa shumë i kishte pëlqyer puthja. Atë natë, Nifën e zuri gjumi me Kur’an në dorë sepse në atë gjendje, si e shihte veten të mbuluar në mëkate të pafalshme, i’u dok si i vetmi shpëtim i arsyeshëm.

Kaluan 10 ditë dhe injorimi i Nifës ndaj Lindës mbetej i njejtë. Jo sepse ajo e urrente, por sepse ndjente pikërisht të kundërtën. Në anën tjetër Linda nuk e mori edhe aq tragjike atë që ndodhi sepse kish dëgjuar për këto gjëra që ndodhnin në Perëndim dhe ishin veçse normale, por gjithsesi veten të tillë nuk e kishte menduar asnjëherë. Tentoi të kontaktonte me Nifën por ishte e kotë dhe kjo gjë atë po e lëndonte shumë sepse mbi te gjithash ajo kishte humbur miken e saj të ngushtë. Pavarësisht se sa dëshironte ta ndalte Nifën dhe t’i fliste nuk e kishte as vetë idenë se çfarë do t’i thoshte.

Kaloi dita e pesëmbëdhjetë kur Linda më në fund vendosi të mos i linte gjërat e padefinuara, vendosi t’i fliste Nifës qoftë edhe nëse ajo do të ikte përsëri. Pas përfundimit të orarit të mësimit, e ndoqi Nifën nga pas kur ajo po shkonte për tek autobusi dhe e kapi për krahu: “Nife! Nife moj! Ndal të lutëm se jetën ferr po ma ban! Nife, shoqja jeme, t’lutna falëm…”- dhe u tradhtua nga lotët të cilët nuk mundi t’i përbinte. E Nifja? Gjithçka që ajo mundi të bënte ishte t’i prekte lehtë shpatullën Lindës që t’i hapte rrugën. E gjora Lindë… i’u thye zemra në miliona copa kur e kuptoi se e kishte humbur Nifën përgjithmonë! Nifja prap iku në shtëpi por kësaj here nuk hëngri as darkën. Iku në dhomën e saj dhe qau me sa fuqi pati duke e shtrënguar jastëkun në fytyrë që të mos i dilte ndonjë klithmë. Koka nuk po i pushonte nga pyetjet si “A jam unë e çmendur?”, “A kam për t’shkuar në Ferr?”, “A ka për t’më vrarë baba?”, “Çfarë nuk po shkon me mua?” e të tilla. Ajo po e humbiste mendjen dhe nuk e kishte shoqen e saj të ngushtë për t’ia qetësuar mendimet. Nuk mundi të bënte asnjë pikë gjumi, besa e priti edhe gjelin të këndonte me lindjen e diellit.

Në korridorin e shkollës e gjeje gjithmonë Lindën duke shikuar nga turma e nxënësve me shpresën se mos e shihte diku Nifën e ajo do t’i fliste. Për çudi kështu ndodhi; katër ditë pas herës së fundit që u panë sy me sy, dukej sikur Nifja e kishte një mendim më të qartë në kokë apo edhe në mos e kishte, kishte vendosur të ndiqte instinktin. Në shitoren që gjendej në fund të rrugës, aty ku gjithmonë blinin bashkë, Nifja e dinte mirë se do t’a gjente Lindën dhe priti për 10-15 minuta duke u lutur që ajo të vinte. Kur e pa, nga larg u shikuan duke mos e ulur shikimin asnjëra kësaj radhe. Pritën pakëz që të shpërndahej grumbulli i nxënësve dhe mbetën vetëm për të folur: “Nife… mfal!” – ishte përsëri fjalia që Lindës i doli nga goja pa u menduar dy herë. Nifja të cilës filloi t’i shterej zëri, i kapi dorën Lindës dhe e ndjeu thellë në trup se sa e ftohtë ishte, të ftohta ishin të dyja nga temperatura -3 gradë dhe nga dhimbja që po e përjetonin. “Lindë, unë nuk e di se çka ndodhi atë ditë. Apo ndoshta e di. Po po…” – dhe u përbi sepse po i terej fyti. “Unë nuk të urreva në atë moment dhe për asnjë moment tjetër. Unë të desha ty aty më shumë se nga ç’na lejohet të duhemi!” – dhe e uli kokën nga turpi ashtu sic bënte çdoherë. Brenda vetes Linda tërë kohës kishte shpresuar të dëgjonte diçka të tillë nga Nifja. Po bëhej vonë dhe Nifja si gjithmonë nuk guxonte të vonohej në shtëpi andaj edhe i’u desh të iktë përsëri, por kësaj radhe e puthi Lindën dhe shkoi. Sonte Nifja u ul për darkë. Sonte ajo nuk shkoi në dhomë për të qarë dhe nuk e urreu më veten! As buzën nuk e fshiu më! Por përsëri nuk fjeti sepse emocionet ishin tepër të forta që t’a linin të qetë të bënte gjumë.

Puthja e tyre e dytë u shndërrua në puthje tjera mes tyre, në vendet më të fshehura të qytetit, aty ku nuk mund t’i gjente askush. Ishin vetëm ato të dyja, “shoqet e ngushta” dhe përballë tjerëve duhej gjithmonë të mbeteshin të tilla pavarësisht se në katër sy ato ishin më shumë se shoqe. Takimet e tyre nuk ishin edhe aq të shpeshta shkaku i vendbanimeve ku jetonin, ndjeheshin të frikësuara se mos zbuloheshin nga familjet dhe u dukej sikur çdo person që i sheh bashkë e di të fshehtën mes tyre. Këto takime të rralla bënin që malli të rritej ditë e më shumë dhe të kishin gjithmonë ëndje për 5 minuta më gjatë…


Në një nga takimet e tyre vendosën që i ardhshmi të ishte tek shtëpia e Nifës. Meqë ajo nuk kishte shumë shoqe, familja e saj e kishin pranuar Lindën dhe kohëve të fundit nuk po i bënin pengesë të shoqëroheshin. Ishte e premte kur Linda shkoi tek e dashura e saj në fshat dhe nuk e kishte as idenë më të vogël se ky do të ishte gjumi i parë dhe i fundit që do t’a bënin bashkë. Motra e vogël e Nifës, Jeta, po sorollatej nëpër oborr me pulat për të cilat kujdesej dhe kjo gjë i vinte shumë interesant Lindës edhe pse kishte disi frikë nga ato. Erdhi koha e darkës dhe nëna e Nifës kish përgatitur pite me patate, që i pëlqeu shumë Lindës sepse i kujtohej koha e fëmijërisë kur gjyshja e saj përgatiste po të njëjtën. Pasi përfunduan, kur Nifja po largonte sofrën, Linda ishte futur thellë në imagjinatë duke e paramenduar të njëjtën skenë në shtëpinë e tyre pas disa vitesh, kur të jetonin të dyja së bashku… Kur u bë koha e gjumit, Jeta e vogël insistonte me çdo kusht që të flinte me ato dyja por natyrisht që Nifja nuk do ta lejonte këtë gjë, sepse Linda ishte vetëm e saja dhe nuk e ndante me askënd! Pasi e bindën disi të voglën të flinte në krevatin tjetër, të dyja u shtrinë pranë njëra tjetrës dhe po e shijonin çdo moment të pa provuar më parë. As zhurmë nuk duhej të bënin që të mos zgjohej e vogla. Koka e Lindës ishte e mbështetur tek gjoksi i Nifës dhe duart i prekeshin në mes të zbrazëtirës që gjendej midis trupave. Nga drita e zbehtë e hënës që depërtonte në dhomë arrihej të dalloje ngjyrën e gjelbër të syve të Nifës dhe Linda nuk po ngopej së shikuari, sikur donte t’i thithte shpirtin. Folën për shumë gjëra, shkollën e tyre, universitetin që do të vazhdonin pasi të përfundonin shkollimin e mesëm; Linda preferonte një profil më human si kardiologjia apo pediatria, ndërsa Nifës e ëma i kishte përsëritur shpesh herë që i vetmi drejtim “i preferuar për femra” ishte të bëheshin motra medicinale në spital dhe ky ishte maksimumi i shkollimit që ajo mund te arrinte. Folën edhe për të ardhmen e tyre bashkë edhe pse e dinin se po kalonin drejt diçkaje me realizim të pamundur në vendin ku jetonin dhe kjo i vriste njërën më shumë se tjetrën. E dinte Nifja se nuk kishte si të shpëtonte nga martesa me një mashkull të cilin do t’ia zgjedhte i ati, por këtë e mbajti për vete dhe nuk i’a tha Lindës sepse momenti ishte tepër i mirë për tu prishur. Për ta shpërqendruar Nifën nga mendimet e zymta Linda i kapi fytyrën me dorë dhe e afroi tek vetja për ta puthur. Krijohej një kaos kur bashkoheshin buzët e tyre, e sidomos kur kishte ndonjë kafshim buze apo thithje të gjuhës… BAM! Shpërthim ndjenjash të shfrenuara seksuale! Pizhama e natës që kishte veshur Linda i’a nxirrte majat e gjoksit jashtë dhe këto i preknin qafën Nifës. Dëgjohej një “qklap” sa herë që buzët plotë jargë largoheshin nga qafa. Këmbët i’u fërkoheshin mes njëra tjetrës dhe sapo kishte filluar të nxehej ajri nga afshi i trupave të tyre, Jeta u zgjua për të shkuar në banjo dhe ato ndaluan. Gjithmonë ishin të censuruara… Linda hoqi dorën nga beli i Nifës dhe i’a hodhi krahun për ta mbështjellur në përqafim e kështu fjetën që të dyja. Ishte gjumi më i mirë që kishin bërë ndonjëherë.


Në mëngjesin e së shtunës pasi hëngrën mëngjes, Jeta si gjithmonë entuziaste dhe e paduruar po i lutej të dyjave që të bënin diçka për qejfin e saj (kjo nënkuptonte të luanin ndonjë lojë) gjë që Nifja e kishte bezdi por nuk mundi t’i bënte ballë Lindës kur edhe ajo filloi t’i lutej. Zgjodhën të luanin “shumçelsa”. Oborri i tyre prej 200 hektarësh e bënte këtë lojë të mundshme dhe shumë argëtuese prandaj luajtën pa fre. Në fund, kur ishte radha e Jetës t’i mbyllte sytë dhe t’i gjente ku janë fshehur, Nifja sugjeroi odën e babait të saj si vend më adekuat për fshehje – “shko ti e para, pastaj vij unë!” – dhe pa bërë zë Linda shkoi e u fsheh aty. Pas 1 minuti arriti edhe Nifja në odë. Ndodhi aq pa pritur sa asnjëra nuk e kishin kuptuar se çfarë do t’u mundësonte të bënin ajo dhomë. Prania e Jetës në dhomën e gjumit natën e kaluar u’a kishte shkurtuar mundësinë e veprimit dhe rritur epshin të dyjave. Pa pritur të bëhej më vonë, Nifja e kapi për dore Lindën dhe e shtyu drejt krevatit që ishte i pluhurosur nga mos përdorimi i motshëm. Aty shpërthyen epshet e tyre të mbajtura brenda nga nata e kaluar. Epshi e mundi edhe frikën e zbulimit, edhe sensin e kohës. Dora e Nifës po zvarritej poshtë barkut të Lindës dhe po i shkonte drejt shalëve. Kufi më nuk kishin!


Linda po e puthte si e marrë, buzëve, qafës, gjoksit dhe nuk po ngopej me shijen e lëngut të buzëve të Nifës. Ishte gjëja më e ëmbël që kishte shijuar në jetë. Nifja ishte e uritur – e uritur për trupin e njomë të të dashurës së saj që e kishte ëndërruar në fantazitë e saja më të fshehta. Instikti për të marrë më shumë po e shpinte drejt pjesës intime të partneres së saj e cila e kishte kapur për flokësh dhe po i’a mbante kokën mes këmbeve, dukej sikur donte t’i thoshte “mos më ik! Je e imja!”. Derisa po i shkonte poshtë, i puthte pjesën e butë të mesit të këmbëve dhe e kafshonte lehtësisht. Instikti e bënte Lindën të mbyllte sytë nga kënaqësia dhe te kafshonte buzën. Sapo filloi t’i hiqte të brendshmet, Nifja prapë u rikthye lartë për ta puthur në buzë Lindën. I’a puthte vaginën dhe herë pas here i’a shtypte me gjuhë. Linda i kapi dorën Nifës dhe i’a çoi t’ia hiqte të brendshmet. Ajo i’a hoqi dhe nuk rezistoi dot pa e kafshuar, kësaj here ishte kafshim i fortë dhe e bëri Lindën të klithte nga dhimbja e ëmbël.

“Nife? Ku je bre babë? Mbeti çika tu ju lypë qe gjysë ore!” – ishin fjalët që do të kishte dashur Nifja të mos i kishte dëgjuar kurrë në gjendjen në të cilën ishte atë moment. Tahiri pa e ditur se ç’po ndodhte, hyri në odë dhe e gjeti te bijën e tij të zhveshur… mbi një vajzë. Merreni me mend se ç’pësoi zemra e tij në atë moment… U shtangën! Që të tretë u shtangën për disa sekonda dhe gjithçka po ngjasonte në një makth! Ah sa kishin dashur që të ishte i tillë!

Kqyre edhe qito


“HANIFE MOJ E MARRË! T’VRAFTË ZOTI JAREBI!” bërtiti Tahiri dhe e kapi për flokësh Nifën që mezi arriti të mbështillej me një çarçaf gjysmë të shqyer. Po e tërhiqte aq shumë prej flokësh saqë kish marrë pamjen e një bishe të tërbuar mali! Pa u menduar, shkoi drejt ahurit ku mbante mjetet e punës dhe mori sëpatën për t’i prerë Nifës kokën. Tahiri mëshirë më nuk ndjente! Në kohë arriti njëra nga motrat e mëdha të Nifës për t’i ndaluar dorën babait disa sekonda para se të bëhej tragjedi.

Kaluan 14 vite nga ajo ditë.


Nifja sot është nëna e tre fëmijëve të shëndoshë, dy prej tyre vajza dhe një djalë. Vajzën e parë e quajti Mirlinda – emri i plotë i Lindës. Mirlindën e dallonte pak më shumë nga dy fëmijët e tjerë sepse ajo mbante emrin e dashurisë së parë të nënës së saj. Nifën e martuan me djalin e një komshiut që jetonte afër shtëpisë së Tahirit dhe e gjithë kjo martesë u realizua brenda dy javësh që të mos zbulohej turpi që e kishte bërë. Tahiri nuk mundi t’a falte asnjëherë atë çfarë e pa dhe ndërroi jetë pa folur më asnjëherë me të bijën.


Nifja nuk arriti të bëhej asnjëherë motër medicinale siç imagjinonte kur fliste me Lindën. Ajo mbeti vetëm një amvise në shtëpi për t’ia dedikuar jetën e saj tre fëmijëve dhe burrit. Bëri ashtu sic i ishte thënë gjithmonë nga familja e saj – kurrë nuk e ngriti zërin kur fliste dhe fatkeqësisht nuk e ngriti as për të treguar atë çfarë ishte, por ama as djemtë nuk i pa kurrë në sy. E jetonte çdo ditë me pështirësi ndaj bashkëshortit të saj. As për Lindën nuk dëgjoi më kurrë, as për të e as nga ajo dhe kjo e bëri që ndër vite të mësohej me mungesën e saj.


Linda pati kaluar 6 muaj me psikolog pas asaj që ndodhi në fshat. Familja e saj e kuptuan se çfarë kishte ndodhur por gjithsesi nuk e ndëshkuan sepse gjendja e saj psiqike mjaftonte që ajo ta vuante “dënimin” tërë jetën. Kur i mbushi të njëzet e katërtat u zhvendos të jetonte në Britaninë e Madhe, e vetme, duke mos prekur asnjëherë një femër tjetër me dorë. Vazhdoi një profesion tjëtër prej atij që gjithmonë e kishte menduar…

Autore: Ll. Z.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top