Tu e lexu qitash
20-26 shtator – Java e Ndërgjegjësimit Biseksual

20-26 shtator – Java e Ndërgjegjësimit Biseksual

Çdo vit, në gjysmën e dytë të muajit shtator, shënohet Java e Ndërgjegjësimit Biseksual, njohur gjithashtu si BiWeek, e cila është një javë feste vjetore e mbajtur në shtator, që përkon me 23-tin, që është Dita e Festimit të Biseksualitetit.

Këtë vit, Java e Ndërgjegjësimit Biseksual shënohet në fund të shtatorit, 19 deri në 25 shtator (SHBA) dhe më 20 – 26 në Evropë.

Festimi promovon pranimin e komunitetit biseksual, si dhe përpjekjet për të krijuar një platformë për të mbrojtur të drejtat biseksuale. Pas krijimit të ditës së biseksualitetit, GLAAD bashkë-themeloi Javën e Ndërgjegjësimit Biseksual për të edukuar njerëzit mbi pengesat me të cilat përballet komuniteti biseksual, si dhe për të vendosur politika që sigurojnë pranimin biseksual dhe integrimin shoqëror.

Java e Ndërgjegjësimit Bisexual+ kërkon të përshpejtojë pranimin e komunitetit bi+ (panseksual, fluid, queer, etj). Java Bi tërheq vëmendjen për përvojat, ndërsa feston gjithashtu rezistencën e komunitetit biseksual+.

Kqyre edhe qito

Biseksualët përfaqësojnë më shumë se 50% të komunitetit LGBTQ+.

Përgjatë Javës Bi, ne do të mësojmë mbi historinë, kulturën, komunitetin dhe përparësitë aktuale të politikave të komuniteteve bi+.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top