Tu e lexu qitash
Ka me pas ditë ma t’mira se kto që po i kaloj, patjetër…

Ka me pas ditë ma t’mira se kto që po i kaloj, patjetër…

F – 24 vjeç

Jom ni femër lesbike 24 vjeçare që vendosa me e tregu historinë time, ni histori sa e bukur aq edhe e trishtë.

Po mundona me i gjetë fjaltë e duhura e sa ma t’shkurta e t’fuqishme, por po m’duket e pamundun, se ka shumëçka me tregu, me u shpreh pa ja zbeh vlerat, po prapë po e provoj.

Lidhja jonë ka fillu në rrethana t’paprituna, t’çuditshme, por kjo është edhe e bukura e krejt ksaj, se ksaj here ish kon “radha” ime me e përjetu dashninë.

Për aq mujë sa kem bashkë, ajo m’boni me pa, me e ndje, me e prekë dashninë, mos me pa kurgjo tjetër pos saj, edhe n’çdo rrethanë, n’çdo situatë, n’çdo moment e kom zgjedh ato, ktu edhe e kuptova që kjo ndjenjë që m’ka kap duhet me konë ashiqare dashni, se nuk isha ndje më parë k’shtu.

U dashurova n’prekjen e saj, (kur për herë t’parë ma kapi dorën), n’buzëqeshjen e saj (që ma gëzojke shpirtin me at’ buzëqeshje), n’sytë e saj (që sharrojsha n’to), n’mendjen e saj (që mu rritke kureshtja çdo ditë e ma shumë për me kuptu), e n’zemrën e saj plotë dashni, sigurinë edhe ngrohtësinë që m’ka bo me ndje ton kohën.

Aq u ndjehsha e pa fuqishme karshi saj, po t’njejtën kohë edhe tepër e fuqishme, aq sa me marr përballë gjithçka për to, me bo gjithçka për to, e me konë gjithçka për to.

Dashnia m’boni edhe t’guximshme, isha e gatshme me i dalë përballë secilit si familjes (që nuk e dijnë ende për orientimin tim), si shoqnisë si çdokujt tjetër bre, s’bashku me femnën që e du e me plotë krenari me bërtit dashninë që jom tu e ndje.

Uhh, kom shumëçka me thonë për këtë ndjenjë (që jom shumë me fat që e kom ndje për aq sa zgjati), pra siç po e shihni edhe unë boj pjesë në ato historitë me ni përfundim të ithtë, me shumë pikëpytje ose veç me ni përgjigjje (ndoshta veç unë kokna konë n’dashni kurse ajo jo, diçka që nuk ka me ditë kurrë përndryshe s’isha konë tash n’kët mjegull).

Mundem me ju tregu vetëm ni detaj të natës t’parë edhe t’fundit me to, t’natës që jom ndje femna ma e lumtun najherë, ishte nji moment kur ajo u ndal, e mu duk sikur bashkë me to u ndal edhe koha e për disa sekonda veç m’shikoj n’sy edhe m’tha “t’du shumë bre” nuk ishte hera e parë që ma thotë kto, po për mu ish momenti kur mu kujtu ni pjesë që e kisha lexu dikun “You are a moment l could live forever”, e humbun n’sytë e saj, n’prekjet, n’puthjet, e në çdo detaj t’saj. M’boni mu ndje e sigurt, e qetë, sikur femna që i përkiste vetëm asaj (edhe isha vetëm e saja).

Mas ksaj nate (që për mu ishte nata ku e preka lumtuninë), meniherë të nesërmen murr teposhtzen gjithçka, mas ksaj nate thjesht m’tha u kry, e unë u hutova, e pash fundin, m’hupi sensi, m’hupi edhe krenaria (n’djallë shkoft more krenaria) se qysh personi që du me kriju familje me to, me u plak bashkë, po shkon, po m’le kejt vet. E cila ishte arsyeja?!

Arsyeja pse vendosi ajo me kry (me lon n’gjysëm gjithçka tonën) është veç se nuk i kom tregu n’kohë që m’ka shkru exi (kjo m’ka shkru se kish pas me i thonë t’pa thanat e saja, me e shpreh mllefin e saj, me m’sha për diçka që unë kisha vendos me konë e lumtun me dikon tjetër, me dikon që e dashuroj), e arsyeja jem pse si kom tregu ksaj që m’ka shkru është konë veç me mbajtë larg prej nji situate t’pa kuptimtë e mos t’ndikohet kjo për kurgjo, thjeshtë me e rujt, edhe unë vet me u marrë me qat punë (që kjo me fillim është konë n’dijeni për gjithçka, për çdo detaj).

Dashni ish momenti kur po e ndjehshe edhe frikën për me e humb personin që e don, e unë duke mendu çdo herë për t’miren e saj, ndjenjat, qetsinë e saj, që n’fund rezulton që pasna bo gabim unë që i kom menu kto sene (sipas saj).

E pra kjo u ngri n’qat situatë, thjeshtë vendosi me u largu ‘just like that’ kurse unë kurrqysh s’mujsha me pranu këtë sen (se dashnia, femna, personi i jetes po shkon për këtë arsye) për 3 javë rresht, me ni anë tu e pa ferrin me sy tu m’dhimt se qysh nuk është tu e pa që gjithmonë e n’gjithçka e kom zgjedh kto, e çdo herë tu ja shpreh dashninë që e kom, në anën tjetër tu m’djeg se qysh spo m’beson n’momentin kur mu ka dasht ma s’shumti, (se qysh u harru për ni moment gjithçka e jona (se qysh çikjo me konë arsyja me u shkatrru na)…

Për qeto 3 javë që i ceka, 3 javë plotë përpjekje, 3 javë plotë dashni, mund, dhimtë, plotë ndjenja t’përzime, lot, 3 javë tu e lut për me nejt (ni person që kish vendos mo veç me shku, e që n’fund dul që për qato 3 javë unë veç ja kisha ‘thi’ krytë, k’shtu t’paktën m’tha, e për mu ky ke edhe momenti i parë që diçka e saj m’vrajti, unë s’mujta meniherë me u dorëzu prej saj, jo aq lehtë).

3 javë kom bo gjithçka për me bind me nejt, kurse ajo boni gjithçka për me shku, po prapë s’jom pishmon për përpjekjet e mia, qysh edhe thojnë “Efforts are always better than promises”.

Kqyre edhe qito

Nejse pa e zgjat ma shumë, me krejt këtë situatë kom bo paqe edhe këtë histori që e shkrujta e kom shkru n’paqe, për 3 arsye. Arsyeja 1: që çdo lexues që e lexon këtë copë historie, me konë dëshmitar/e e ni dashnie t’paqtë, t’sinqertë, t’fuqishme, (prej anës time) e që ja ka vlejt çdo sekond, që nëse ekziston mundësia me kthy kohën, ksaj here tu e ditë edhe fundin, prapë e kisha bo këtë zgjedhje (100 herë).


Arsyeja 2: është se nuk po muj asesi me kuptu, se qysh ni person që dikur t’thotë t’dashuroj, planifikon momente bashkë, e planifikon jetën bashkë me to, e n’fund vjen me ni pikë kur ajo vet ta kërkon me urrejt (kaq lehtë e kërkoj, derisa unë rënkojsha për dashninë e saj), ta kërkon me hek dorë prej saj, t’thotë po largohna për t’mirën e dyjave (JO, fol veç për vete), n’fund edhe t’thotë “ka me dashuru prapë, ka m’ja jep krejt veten tem dikujt edhe dorën ska me ja lshu kurrë, edhe a e din pse? se nuk kanë me ma ‘tesh’ me t’kalumen e tyne” (qeky momenti u konë ma i rondi për mu kur mi tha krejt kto, nuk i prita me i ni kto prej saj, se nuk kisha bo diçka me i meritu krejt kto, po dikur ja nisa me mendu që thjesht është tu e lyp ni arsye për me u largu, edhe u largu). Përderisa unë prej momentit t’parë që m’ka hy kjo n’jetë e deri n’fund e kom zgjedh kto (I chose you over everything), dorën në asni moment s’ja kom lshu, derisa unë kur rash n’dashni, rash n’dashni me fëmijrinë e saj, t’kalumen, adoleshencën, të tashmen, edhe t’ardhmen që kishim mujt me pas bashkë), qeto hala sun jom tu e përbi aq lehtë se koxha m’thej edhe sa herë e menoj m’then njejtë si at’ ditë.

Edhe Arsyeja 3: është që nëse e lexon ajo këtë storie, se qysh i lexon zakonisht storiet tjera e mundohet me i kuptu dy personazhet, ndoshta edhe tash që e lexon kto, mundohet me i kuptu dy personazhet, edhe pse tash veç jemi ni histori (që për mu n’fund prapë ka me mbetë ni histori e bukur).

Dhe për fund, për krejt ata që kanë nevoj me i ni kto, e që jon tu kalu n’diçka t’ngjajshmen si unë.

Shpesh m’pysin shoqnia se qysh jom, qysh po ndjehna, e n’çka po ngushllohna?

Ju thom që ka me pas ditë ma t’mira se kto që po i kaloj, patjetër, e për mu ngushëllim është dashnia, se për mu dashni është kujdes, përkushtim, qetësi, siguri, pranim e mbi t’gjitha falje, dashni është edhe me fal (forgiveness), falë për vetën.

N’fund pe lo ni urim për t’gjith juve që po e lexoni këtë storie.

“May your love be modern enough to survive the times, but old-fashioned enough to last forever.”

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top