Tu e lexu qitash
“Vaksinat rrisin numrin e homoseksualëve” deklaron konspiracionisti i ftuar në Top Channel

“Vaksinat rrisin numrin e homoseksualëve” deklaron konspiracionisti i ftuar në Top Channel

Konspiracionist është një person që beson apo mbështet një teori konspirative. Në Shqipëri e Kosovë, persona të tillë konsiderohen njohës shkence dhe thesar diturie, dhe ftohen në televizione më të mëdha vendore për të dhënë ekspertizën e tyre… në konspiracione.

Kështu ndodhi të dielën me 6 dhjetor, në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku po bisedohej rreth eutanazisë, e cila njihet ndryshe edhe si “vdekje e ëmbël” e që është praktika e përfundimit me qëllim të një jete për të lehtësuar dhimbjen dhe vuajtjen.

Në këtë emision ishte ftuar Alfred Cako, një person që ushtron “profesionin” e konspiracionistit, duke dhënë mendimet e tij të bazuara në kokën e tij, mbi temën e emisionit. Përgjatë emisionit, derisa po flitej për vaksinat, Alred Cano deklaroi se vaksinat në përgjithësi realizohen për të rritur numrin e homoseksualëve me qëllim uljen e lindjeve. Sipas tij vaksinat devijojnë gjenet dhe shndërrojnë personin.

“Vaksinat bëjnë sterilizim dhe devijim të gjeneve duke shndërruar sjelljen e një personi duke rritur numrin e homoseksualëve që mos të ketë më lindje. E keni vënë juve re që meshkujve u është holluar zëri dhe femrave që u është trashur? Eutanazia ka kohë që bëhet dhe nëpërmjet gjerave që ne i konsumojmë. Për shembull uji që është me klor apo kolinozi, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme”, tha Cako.

Kqyre edhe qito

Përveç Top Channel, si një ndër mediumet më të mëdha në Shqipëri, z.Cako ka qenë i ftuar edhe në Kosovë, në emisionin “Kojshia Show” në RTK. Është e dhimbshme të shihet hapësira mediatike që u jipet personave të tillë, të cilët ushqejnë publikun shqiptar me mendime konspirative të cilat përveçse nuk kanë asnjë bazë shkencore, ata krijojnë paragjykime dhe stereotipe mbi njerëz të caktuar, e në këtë rast për personat LGBTIQ+.

Kjo deklaratë është publikuar në platformën tonë vetëm me qëllimin e ngritjes së vetëdijes për nivelin e lartë të keqinformimit të publikut shqiptar, dhe për të dëshmuar ndikimin e madh të mediave në rrijten e homofobisë në kulturën tonë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top