Tu e lexu qitash
O Zot, mos ma largo kurrë prej jetës.

O Zot, mos ma largo kurrë prej jetës.

F – 21 vjeç

Ka shumë muaj që nisi me shkru po kurrë s’kam mujt me marrë at’ guximin me e përfundu kët’ histori, po sot e mledha krejt fuqinë edhe ndjenjat e mia mu shpreh.

Jam ni çikë 21 vjeç prej ni qyteti të Kosovës. Para 1 viti jam njoftu me ni çikë përmes instagramit, po para se mu njoftu me kët’ çiken jam pas njoftë me ni tjetër po s’na ka shku. Jo që s’kem pas ndjena për njana tjetrën po ka hi mes neve ish-i i vet edhe erdh puna deri te kërcnimet me vdekje, shantazhet e sene tjera t’kqija, deri sa mu ba jeta krejt lomsh prej depresionit e u dorëzova në fund.

Nejse kur e pashë që m’ka shkru kjo çika diqysh s’kisha as vullnet as kurgjo për me ja kthy se tepër e lëndume, e thyme kam dalë prej rastit t’parë, po e bana zemrën “guri” që thojnë edhe ja ktheva. M’tregoi kush osht, ku jeton, m’tregoi që i pëlqejnë femrat edhe m’tha që u kanë në lidhje me ni djalë ama i kanë nda rrugët se nuk ju ka ecë lidhja, diçka ma shumë tha s’kam pas, dmth marrëdhanje.

Okej, i tregova edhe unë që kam pas kontakt me ni çikë, ama diçka tjetër sen jo se ka hi ish-i vet mes neve edhe jemi nda. Kalun do ditë, ja nisëm me folë, mirë na shkoj muhabeti, u njoftum pak. Tani veç u msum me njana tjetrën, ditë për ditë tu fol, m’qojke foto, i qojsha.

Unë kurrë nuk e kisha menu, e kurrë nuk e kisha besu që ka mu dashuru me ni femër kaq shpejt për ni kohë shumë të shkurt në jetën tem, veç në foto që e kam pa, paramendoni,  edhe e di që keni me m’gjyku “qysh ki mujt mu dashuru pa e pa live”, ama ke ni sen që ndodhi për herë të parë në jetën tem. Në at’ kohë jam kanë n’punë edhe e kam pas ni orar tepër të keq edhe paradite edhe masdite, s’di as vet qysh kam duru kohë të gjatë pa e pa. Sa herë jam çu n’mëngjes për me shku në punë gjith i kam shkru mesazh, nashta qai mesazh i jemi “Mirëmëngjes zemër” u kanë i pari që e ka pa në telefon kur u çu prej gjumit.

Dita ditës veç ma shumë m’hini në zemër, qaq shumë kisha dashni ndaj saj e thojsha “O Zot, mos ma largo kurrë prej jetës”. I menojsha ditët që kemi me i kalu bashkë, që kem mu kanë afër njana tjetrës, i premtova që sa të osht me mu gjithmonë ka me mbështet, gjithmonë ka me ja kushtu kohën tem, gjithmonë ka mu kanë aty për to sa herë që ka me pas nevojë.

Kurrë s’jam kanë ma e lumtur se qat’her, diqysh mu dok vetja që fluturojsha, ohh be qysh m’rrehke zemra për to, thojsha me pas mundësi kohën e kisha nal. Veç unë, ajo, edhe Zoti e dijmë çfarë dashnie kem pas. Si çdo herë tu folë, tu u knaq me to, e vrej dita ditës që u ftofë në gjithçka, si ndjenja, si në bisedë, ama prapë s’mujsha me i thanë pse, qysh, tek, deri sa erdh momenti m’tregoj vet. M’tha që osht tu folë prapë me ish frajerin e vet… paramendoni, knej tu folë me mu, e knej me ato. Thikë mas shpine u kanë për mu në qato momente.

Ama kurrë s’jam dorëzu, kurrë s’kam hek dorë prej saj, kam luftu me forcat ma t’mdhaja me majt afër vetes, kurrë 1 fjalë të ranë nuk ja kam thanë. Kontaktin nuk e kena nalë, kemi folë, po kur i shkrujsha ma kthjekë mas 1 dite, sikur mos më pas njoftë kurrë. Kur e vetsha “Pse s’po fol?” gjejke arsye, ja “jam me familje” ja “s’po hi qaq shumë n’telefon”. Okej thash, s’ka problem. Kena vazhdu me folë po diqysh si me zor folke.

Mas do dite m’tha që po don me përfundu kët’ “lidhje”. Unë si femër e kam ni tip interesant që nuk i lshoj njerëzit prej dorës pa e gjetë arsyen e fortë, jam tip që shumë këmbënguli. Vazhdova me përpjekjet e mia për me gjetë at’ arsyen e fortë prej saj. Përgjigja e saj ke që s’mujm ma shumë me vazhdu se veç ja kish pas nisë apet lidhjes me ish frajerin, edhe m’tha me marr vesh naj kush prej familjes tem, bahet ma keq puna. Okej e kam kuptu, se e di çka dmth me t’kundërshtu se na shqiptarët jem veç me gjyku jetën e tjetrit, për shoqni s’po foli se shoqnia e saj e kanë ditë që i pëlqejnë femrat se m’ka thanë vet.

U munojsha me bind najqysh që kem me ja dalë pavarësisht rrethanave, veç duhet me ja lanë pak kohës, u munojsha me bind që ka zgjidhje për gjithçka në jetë, ama jo, çdo fjalë e jemja ke e kotë për to. At’ natë, kur m’ka thanë që po donë me e kry qët’ lidhje pa u lëndu as unë as ajo, mu ka dokë që toka m’ka përbi. Kena folë deri në 3-4 të natës.

Kur e ka përfundu ajo krejt këtë punë, jam dalë jashtë mu qetësu, po nuk mujsha kurrqysh hiç me besu që osht tu ikë. Kam kajt si 1 fmi jetim që e lyp nanën e vet me pas ngat vetit me përkdhel. Qaq shumë që u dëshpërova e u lëndova shpirtnisht hina n’depresion. Ndodhën shumë sene që s’kam menu që kanë me ndodhë. E hupa vendin e punës që e pata ushqim të vetëm për me mbijetu e me majt familjen.

Kqyre edhe qito

E hupa besimin që e pata për 1 femër, i hupa krejt ato ndjenja çka i pata, mu përkeqësu gjendja shëndetësore, kurrë nuk e harroj. Ka me hi në dhe e nuk ka me harru 1 natë prej merzisë të madhe për to, përfundova në spital e kur i tregova, s’ke në gjendje me m’thanë “A je ma mirë?”. Nejse, nuk i shkrujta për do ditë, thash ta lo situatën me u qetësu pak. Mas do dite i shkrujta. Menova që ka ndryshu pak, ama jo, si gjith njejtë ka vazhdu. Ajo ka pranu me met veç si shoqe, ama i kam thanë që s’muj shoqe me met me ty përderisa s’kem me pas sen se tepër m’dhem zemra. E kam n’snap, rrallë najherë që i shkruj, e veti a je mirë edhe pse zemra tepër m’dhem kur i shkruj se m’kujtohet qysh ma ka ba mu, Masi i shkruj bahna shumë pishman pse i shkrujta.

Apet e keqe s’jam ba, ja kam uru krejt t’mirat e botës, e kam lanë të lirë edhe pse shpirti copë copë mu pat ba, po s’pata çka me ba, veç ata që e kanë përjetu e dijnë këtë ndjenjë të tmerrshme. Ajo ka me met përgjithmonë n’zemrën tem si ni shejë e pa shlyeshme. Gjithmonë ka me pas at’ venin e veçantë n’shpirtin tem. E di që ka me pa qët’ shkrim herë do kur do, e di që kanë me i dalë lotë e ka me urrejt veten sa të osht gjallë, se ja unë ja dhash at’ dashninë e sinqertë ja kerrkush hiç, e leje ma kohën që ja kushtova kur ka pas nevojë ma së shumti n’jetë.

Për fund me lotë n’sy pe la 1 mesazh për krejt ato çika e ata djem që e dojnë dikon, ose që dojnë me u lidhë me najkon.

Kurrë mos i hini 1 lidhjes kur nuk muni me çu deri n’fund. Kurrë mos u lidhni me dikon veç për pak kënaqësi se pasojat po i vun dikush tjetër. Kurrë mos menoni me lëndu 1 person që bon gjithçka për juve, që ju don e ju respekton, që ju vlerëson qashtu qysh jeni, që osht me juve në momente ma t’vshtira po edhe në momentet ma t’mira. E për ty dashnia jem, shpresoj që ka me dal dikush me ta mbush shpirtin sado pak me dashni.

Shnet për krejt juve ❤

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top