Tu e lexu qitash
Aktivistët queer me aksion simbolik ‘As Krejt As Straight’

Aktivistët queer me aksion simbolik ‘As Krejt As Straight’

Disa aktivistët queer, të premten me 12 shkurt kanë mbajtur aksionin simbolik në sheshin Zahir Pajaziti ‘As Krejt As Straight‘. Shami me ngjyra të flamurit të Krenarisë janë lidhur në pemët e sheshit Zahir Pajaziti, për të treguar ekzistencën queer në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend.


“Nuk jeni krejt nëse s’jemi ne, e s’jeni drejt nëse jemi ne. Këto ngjyra le të jenë rikujtim për ju që po na neglizhoni, ne nuk do heshtim. Deri tash as një parti politike nuk ka ofruar program për komunitetin LGBT, ne po ju shohim, e po e shohim edhe marren që ju kaplon kur thirrni për barazi e gjithëpërfshirje e nuk permendemi ne, nuk përmendemi sepse ne shfaqim rrezik për ju, e votat që i merrni.” – kanë deklaruar aktivistët.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top