Tu e lexu qitash
Rina Balaj me këngë mbi romancën lezbike

Rina Balaj me këngë mbi romancën lezbike

Këngëtarja kosovare Rina Balaj përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ka njoftuar fansat për lançimin e projektit të ri të titulluar Bad Rosita. Në këtë projekt këngëtarja ka vendosur të këndoj për një temë që diskutohet rrallë nga yjet e estradës shqiptare; romancën lezbike.

Sipas tekstin dhe videoklipit kuptohet që kjo romancë, fatkeqësisht nuk ka rezultat të mirë me që bëhet fjalë për një vajzë queer që është dashuruar në një vajzë heteroseksuale, e që në videoklip portretizohet nga Rina. Ndër të tjera teksti thotë “Mos u mërzit që me ty s’muj me kon, ti je e bukur që ti me pas lot, unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton, Rosita”.

Në videoklip shihet Rina e cila në një nejë vardiset nga djem të shumtë, por edhe nga një vajzë, e cila e merr në një vend tjetër ku vallzojnë të vetme në mënyrë sensuale dhe të bukur.

Kënga është realizuar nga Çelik Lipa, videoklipi është realizuar me regji të Dina Morinës dhe Mjellma Istrefit.

Kqyre edhe qito

Kujtojmë se njëra ndër këngëtaret e para shqiptare që ka portretizuar romancën lezbike në këngët e saj është Vesa Luma kur në vitin 2012, ajo bëri një hap shumë të guximshëm në skenën e muzikës shqiptare, duke publikuar videokilipin “I ndaluar” në të cilin protagonist ishin një çift lezbik.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top