Nale Dheze

Reklama e Krishtlindjeve me babadimrin gej po bëhet virale

Posten, shërbimi postar norvegjez, çdo vit publikon një reklamë vjetore për festat e fundvitit dhe reklama e këtij viti u bë shumë shpejt virale në internet.

Reklama katër minutëshe, “Kur Harry takon Babadimrin”, përmban një histori dashurie gej, dhe përfundon me një njoftim se është 50-vjetori i dekriminalizimit të homoseksualitetit në vend.

“Ka qenë një vit i errët për të gjithë – Një pandemi globale, kod i kuq për planetin tonë, krizë refugjatësh dhe më shumë,” tha për LGBTQ Nation, Monica Solberg, drejtore e marketingut të Posten. “Ndoshta ajo që na duhet këtë vit është një histori dashurie e ngrohtë dhe e përzemërt? Një festim i faktit që ne mund të duam kë të duam në Norvegji, pavarësisht gjithçkaje të keqe që ndodh nëpër botë.”

Është dashuri me shikim të parë për Harry-n dhe Babadimrin, por me kalimin e viteve ata të dy duan më shumë se një moment të shkurtër në vit për të kaluar së bashku.

Çdo vit Harry pret Babadimrin me veshjet e tij më të mira. Dhe çdo vit, Babadimri del nga oxhaku duke sjellë dhurata për të dashurin e tij, dhe për pjesën tjetër të vitit, Harry mbetet vetëm dhe i vetmuar deri në Krishtlindje.

Më pas, Harry i dërgon Babadimrit një letër në Polin e Veriut.

“I dashur Babadimër”, thuhet në letër. “Gjithçka që dua për Krishtlindje je ti.”

Harry merr dhuratat e tij me postë atë vit, dhe Babadimri merr edhe më shumë se kaq.

Spoti përfundon me mesazhin se “Në vitin 2022, do të kenë kaluar 50 vjet që kur është bërë e ligjshme në Norvegji të duash kë të duash”.

Videot e mëparshme të festave të Posten kanë qenë humoristike dhe në mënyrë dramatike të ndryshme nga historia e dashurisë së këtij viti. Në vitin 2019, Posten bëri shaka nëse Virgjëresha Mari ishte apo jo e virgjër dhe në vitin 2020 ata bënë parody me postimet e çmendura të Donald Trump në Twitter.

“Tradita ka qenë që të shikojmë Krishtlindjet me një pjerrësi të lehtë në dy vitet e mëparshme,” tha Solberg. “Këtë vit ndoshta mund të themi se ne i shikojmë Krishtlindjet me një pamje tjetër?

“Posten është një vend pune gjithëpërfshirës me diversitet të madh dhe ne dëshirojmë të festojmë 50 vjetorin me këtë histori të shkëlqyer dashurie. Në fushatën e vitit të kaluar, Babadimri ishte i zemëruar me postën, e cila i hoqi atij “biznesin” – këtë vit, ai është i lumtur që posta mund ta lehtësojë pak, në mënyrë që të jetë me atë që do.”

Solberg hodhi poshtë nocionin se spoti përzien politikën me Krishtlindjet, duke thënë: “E drejta për të dashur kë të duash është një e drejtë themelore e njeriut dhe nuk konsiderohet një çështje politike në shoqëritë e lira demokratike në vitin 2021. Posta norvegjeze ka lidhur njerëzit për 375 vjet , dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor.”

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top