Tu e lexu qitash
Nata e filmave queer vjen në qytete të ndryshme të Kosovës

Nata e filmave queer vjen në qytete të ndryshme të Kosovës

Dylberizm në kuadër të Grupit organizativ të Javës së Krenarisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Kino Lumbardhi, Anibar, Hapësina shoqnore për dekonstruksion dhe Kino Armata do të organizojnë natën e filmave queer në qytetet e ndryshme në Kosovë.

Ky organizim ka për qëllim që të mbledh personat queer dhe aleatët në anë të ndryshme të Kosovës për t’i informuar rreth Javës së Krenarisë 2022 përmes shfaqjes të prodhimeve të regjisorëve të rinj kosovar të cilët trajtojnë tema që ndërlidhen me përjetimet e personave LGBTIQ+ si dhe sfidat që përjetojnë në shoqërinë kosovare.

Filmat e metrazhit të shkurt që do të shfaqen janë:  

“Invisibles” me regji të Ishak Jalimam, Monika Simunac, Nita Zeqiri dhe Petar Antevski

– Të fejuara dhe të lumtura në dashuri, këto dy vajza tregojnë historinë e jetës së tyre të përbashkët si një çift lezbike në Kosovë.

“I fshehur mes jush” me regji të Arbër Topalli

 – Udhëtimi i një të riu, në përpjekje për të gjetur veten.

“KosovaTrans” me regji të Albrim Isufi

– Film i shkurtër për një 18 vjeçare transgjinore në Kosovë. Për rrugën, luftën dhe transformimin e saj.

“Përtej ylberit” me regji të Vlera Azizi

Kqyre edhe qito

– Dokumentar i shkurtër që përqendrohet në ‘drag queens’ që bëjnë jetën në Kosovë dhe luftën kundër jotolerancës së vendosur në kryeqytet.

Filmat të cilët do të shfaqen janë siguruar dhe prodhuar nga programet e DokuFest. Orari i shfaqjeve është si në vijim:

17 maj në Kino Lumbardhi në Prizren, në orën 19:00;
19 maj në Kino Jusuf Gërvalla në Pejë, në orën 19:00;
24 maj në Hapsinën shoqnore për dekonstruksion në Mitrovicë, në orën 19:00;
28 maj në Kino Armata në Prishtinë, në orën 19:30.

Ju mirëpresim!

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top