Tu e lexu qitash
Big Brother Vip Kosova pa reagim ndaj gjuhës diskriminuese ndaj komunitetit LGBTQ+

Big Brother Vip Kosova pa reagim ndaj gjuhës diskriminuese ndaj komunitetit LGBTQ+

Të dielën me datë 15 janar, në kanalet e reality show Big Brother Vip Kosova u transmetua drejtpërdrejt një ngjarje shqetësuese e cila promovoi gjuhën dhe nxitjen e urrejtjes në ekranin e teleshikuesve anembanë vendit.

Një nga banorët e shtëpisë Big Brother, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shfaqur i dhunshëm në një moment përderisa ishte sfiduar nga një lojë e produksionit, dhe gjatë përballjes së tij me banorët tjerë, ai ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTQ+, duke thënë “a e din se çfarë p*d*ri jom bo unë që kom ardh ktu”.

Diçka jo e papritshme nga një karakter i tillë i cili edhe më parë ka treguar sjellje të dhunshme dhe homofobinë e tij përmes debateve me banorët e tjerë. Asnjë nga banorët tjerë nuk ka reaguar ndaj gjuhës që ka përdorur Stresi në këtë ditë.

Megjithatë, ajo çka është më shqetësuese është heshtja e plotë nga produksioni dhe stafi i Big Brother Vip Kosova të cilët e injoruan komplet këtë ngjarje, edhe në mbulimet e tyre në rrjetet sociale, nuk e diskutuan rastin në prime show-un javor,e aq më pak ta dënojnë një akt të tillë në mënyrat e veta me masa specifike ndaj këtij banori.

Me heshtjen e produksionit mbi këtë rast, edhe njëherë në ekranet televizive u promovua nxitja e urrejtjes ndaj personave LGBTQ+, duke u lejuar përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe terminologjive diskriminuese.

Kujtojmë se gjuha e urrejtjes cilësohet si nxitje e urrejtjes dhe krimit sipas ligjeve në fuqi. Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi ndalon dhe dënon diskriminimet me baza etnie, kombtare, fetare, të seksit, identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale.

Kqyre edhe qito

Andaj,

Kërkojmë urgjentisht nga platforma ArtMotion, Klan Kosova dhe Big Brother Vip Kosova të reagojnë për nxitjen e urrejtjes nga Arkimed Lushaj – Stresi. Nxitje kjo e transmetuar drejtpërdrejt në mijëra televizione, e ritransmetuar në rrjete sociale dhe e injoruar apo mos trajtuar fare nga drejtuesit e këtij programi, promovon përdorimin e terminologjive diskriminuese, duke denigruar dinjitetin dhe integritetin e personave queer.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top