Tu e lexu qitash
Nuk ua kemi për borxh me na traumatizu

Nuk ua kemi për borxh me na traumatizu

M – 27 vjeç

Paralajmërim: Ky postim diskuton ngacmimin seksual dhe përmbajtja e mëposhtme mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues.

U konë kohë e provimeve kur jom konë tu u kthy prej Prishtinës me autobus. Tu lexu erdh ni plak me mustaqe rreth të 60ave edhe më pyti se a munet m’u ulë masi kesh vet edhe unë me nifar naiviteti tu mos dit se çka po më pret i thash po more ulu se e lirë osht.

Mas ni kohe t’shkurtë ja nisi me hi në bisedë tu më tregu se sa mirë që po lexoj edhe më tregoj se ai shkrun libra edhe më pyti se qysh e kom emrin se dojke me nënshkru edhe me ma jep librin. I tregova edhe ma jepi librin e vazhdova prapë me lexu çka kesh tu lexu ma herët. Mas disa minutave ja nisi me ma afru dorën edhe e vendosi n’komën teme posht k****. Kom metë jom blloku edhe nuk e disha çka me bo se isha okej me seksualitet temin po jo që me dit njerëzit tjerë edhe nuk kom reagu ma shumë se menojsha që automatikisht kanë me dyshu që jom gej.

E kom ndrru venin e di që e kom lonë librin qaty edhe nuk e maj n’men ma shumë se i kom tepër të turbullta qato momente masi u kon hera e parë që dikush ma ka prek trupin pa dëshirën teme edhe pa m’pyt. Jom konë hala n’shok kur kom ardh n’shpi edhe kur e kom pa që ai më kish gjet prej emrit edhe m’ka shkru n’facebook. I kom hi në profil edhe e kom pa që ai majke pozita zyrtare në komunën ku jeton edhe kish familje.

Kqyre edhe qito

Tu ardh ni ditë prapë n’shpi edhe në muhabet me ni djalë straight që mu ul afër me tregoj se qysh ni plak e kish prek ni shok të vetin edhe ja përmeni emrin atij. Ke i njëjti njeri që më kish prek mu para 5 viteve. Ju lutna nëse ju ndodh me pasë pune me to raportoni në polici sa nuk ka traumatizu njerëz tjerë. Unë tash jom tepër okej me veten edhe nuk ma nin për njerëz tjerë se nëse e shoh prapë edhe tenton me ma bo t’njejtin sen mu ose dikujt tjetër kom me thirr policinë. Nëse nuk mundeni me thirr policinë se tuteni, intimidojeni para njerëzve tjerë.

M’ka ndodhë edhe niherë tjetër që në pauzë të rrugës për Beograd me mu afru ni burrë edhe mos me u largu tu kërku me marr n’gojë përkundër se i thojsha largomu. Tu u kthy n’autobus ja ka nis me m’njek edhe i kom bërtitë para krejt njerëzve tjerë qe jonë konë n’autobus edhe u largu se u tut prej tjerëve mos po e kuptojnë që i pëlqejnë djemt. E di që jonë t’frustrum prej jetës t’izolume që e bojnë po nuk ua kemi për borxh me na traumatizu edhe prekja pa dëshirë e ngacmimet seksuale jonë krim edhe nuk kanë arsyetim.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top