Filma të fundit me ngjarje trans që duhen parë
Përfaqësimi është një fjalë që e dëgjojmë shumë ditëve të sotme nëpër media, dhe kjo po ndodh për një arsye të mirë: të gjithë meritojnë ta shohin veten të pasqyruar në ekran – dhe nuk është ndryshe as kur bëhet fjalë për njerëz me identitete gjinore jokonformuese.
Megjithatë, përfaqësimi i transgjinorëve është ende në zhvillim, veçanërisht për gratë trans në televizion. Është më se e rëndësishme kur aktorët dhe aktoret trans luajnë personazhe trans në media, sepse kjo lejon përfaqësimin autentik dhe portretizimin e saktë të përvojës trans. Individët transgjinorë shpesh përballen me diskrimin dhe nënpërfaqësim në industrinë e argëtimit, dhe të ketë aktorë trans që luajnë personazhe trans mund të ndihmojë në luftimin e këtij problemi.
Për më tepër, aktorët trans sjellin përvojat dhe perspektivat e tyre të jetuara në rolet që luajnë, të cilat mund t’i shtojnë thellësi dhe nuancë performancave të tyre. Kjo lejon një përfaqësim më autentik dhe më respektues të komunitetit trans.
Po i sjellim disa nga filmat më të fundit të cilat prekin realitetin e grave transgjinore dhe na ndihmojnë të bashkëndjejmë më shumë me këto realitete.
Joyland (2022) – Në qytetin e Lahores, një patriark është kreu i një familje të klasës së mesme, që përbëhet nga dy djemtë e tij me gra, dhe katër mbesat e tij. Ai dëshiron që fëmijët e tij t’ia dhurojnë një nip, dhe detyron gruan e djalit të tij ta lërë punën, pasi burri i saj Haider, gjen punë në një teatër të vallëzimit erotik. Por gjithçka ndryshon kur Haider bie në dashuri me Bibën, një vallëzuese transgjinore. Regjisor i këtij filmi është Saim Sadiq, pakistanez i cili fitoi çmimin e jurisë në seksionin Un Certain Regard në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2022.
You Won’t Be Alone (2022) – You Won’t Be Alone kishte shanse të vogla për nominim për Oscar në fillim të këtij viti, por debutimi artistik i regjisorit maqedonas Goran Stolevski ndodhi në Festivalin e Filmit Sundance i ndjekur nga një shfaqje teatrale. Filmi është një përrallë ekzistenciale rreth asaj se çka që do të thotë të jesh njeri. Duke centralizuar një lloj shtrige që ndryshon formë, filmi bëhet një metaforë trans për lidhjen dhe kuptimin e vetvetes. Duke shtyrë kufijtë e art-horrorit, filmi sfidon audiencën duke qenë njëkohësisht edhe film poetik, edhe erotik e universal.
Girl (2018) – është film me regji të regjisorit belg, 31 vjeçar, Lukas Dhont, e që portretizon jetën e Larës, një 15-vjeçare e bindur të bëhet balerinë profesioniste. Me mbështetjen e babait të saj, ajo futet në një shkollë të re në kërkim të ëndrrës. Frustrimet dhe mosdurimi i adoleshencës së Larës shtohen pasi ajo kupton se trupi i saj nuk përkulet aq lehtë ndaj disiplinës së rreptë, sepse ajo ka lindur biologjikisht si djalë. Megjithëse e mbështetur nga familja e saj, zhgënjimet dhe ankthi i Larës rriten ndërkohë që ajo përgatitet për operacionin e ndryshimit të seksit, duke e shtyrë trupin e saj tutje kufijve të vet. Bazuar në fuqizimin e përvojave të jetës reale, “Girl” është një histori e fuqishme dhe e treguar me ndjeshmëri për nuancat që ka rritja si transgjinore, dhe luftën që mund ta motivojë ose përcaktojë atë proces.
Princesa (2021) – Njohur ndryshe si Fernanda, një grua transgjinore braziliane 19-vjeçare, udhëton në Milano dhe bëhet punëtore seksi për ta financuar operacionin për ndryshimin e seksit. Fernanda ëndërron të bëhet grua “e vërtetë”, por në Milano është shndërruar në Princesa, një figurë misterioze e joshëse. Ajo aty takon Giannin, një biznesmen i martuar, i cili bie në dashuri me të. Regjisor i këtij filmi është braziliani Henrique Goldman i lindur në São Paulo.
Kelet (2020) – me regji nga regjisorja me ngjyrë, Susani Mahadura, e cila ka lindur në Finlandë, filmi ndjek jetën e Keletit, një trans grua e re somaleze që ëndërron të bëhet modele e revistës Vogue. Duke lënë pas familjen në Mançester për t’u kthyer në shtëpinë e saj të fëmijërisë në Finlandë, ajo merr mbështetjen e miqve të saj në komunitetin e Vogue për t’u zhytur në magjepsjen e Helsinkit.
Third Body (2020) – me regji nga Zohar Melinek-Ezra dhe Roey Victoria Heifetz, filmi tregon jetën e Vicotrias, një gruaje transgjinore që jeton në Berlin. Një nate ajo nis një udhëtim në kërkim të çlirimit nga barra dhe kufizimet e trupit. Filmi është një eksplorim intim, por i dhunshëm, që shpreh lidhjen komplekse midis trupit, shpirtit dhe shoqërisë.
MY EMPTINESS AND I (2022) – me regji nga Adrian Silvestre i cili për procesin e filmbërjes studio në Madrid, Rome dhe Havana, filmi ndjek storien e Raphit, një vajzë të re, androgjene dhe naive. Në Barcelonë, ajo fillon tranzicionin gjinor si dhe një rrugëtim të mundimshëm për të gjetur identitetin e saj të vërtetë.
Anything’s Possible (2022) – Për Kelsën, një nxënëse të shkollës së mesme, pavarësisht se është e rrethuar nga kaosi i botës së adoleshentëve, ajo duket se ka kuptuar gjëra mjaft të rëndësishme për veten. Ajo e di se i do kafshët, duke rritur lidhjen e saj farefisnore në habitatet e tyre dhe modelet e mbijetesës çdo ditë. E di që dëshiron të studiojë zoologji dhe një ditë të bëhet kinematografe e natyrës. E edhe pse emri i saj do të thotë “trime”, ajo e di se nuk i pëlqen kur njerëzit e quajnë ashtu, vetëm për shkak të identitetit të saj gjinor: një vajzë trans që ka vetëbesim në atë se kush është në të vërtetë. Ky është filmi i parë me të cilin Billy Porter e ka sfiduar veten si regjisor, pasi deri më tani Porter njihej si aktor, me rolin e tij më të njohur si Pray Tell në serialin “Pose”.
Crimes of the Future (2022) – Një alegori për të tashmen më shumë sesa për të ardhmen, filmi Crimes of the Future nga regjisori kanadez, David Cronenberg, ka të bëjë me shumëçka në të njejtën kohë, duke filluar nga ambientalizmi dhe të drejtat riprodhuese deri te teoritë e konspiracionit QAnon dhe identiteti trans. Cronenberg i panominuar më parë, iu afrua konkurrencës për Oscar me filmin e tij të vitit 2005, A History of Violence, por Crimes of the Future (Krimet e së Ardhmes) mund të jenë një nga filmat e tij më të mëdhenj deri më tani.