Tu e lexu qitash
Të rejat lezbike kanë më shumë gjasa të ndihen të ‘turpëruara’ nga të qenit LGBTQ+, thuhet në gjetjet e një hulumtimi anglez

Të rejat lezbike kanë më shumë gjasa të ndihen të ‘turpëruara’ nga të qenit LGBTQ+, thuhet në gjetjet e një hulumtimi anglez

Shumica dërrmuese (79 përqind) e të rejave lezbike në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se janë ndjerë të “turpëruara” nga të qenit pjesë e komunitetit LGBTQ+, thuhet në një hulumtim me gjetje alarmuese.

Një studim nga një shoqata bamirëse për të rinjt LGBTQ+, Just Like Us, (Ashtu Si Na)  zbuloi se të rejat lezbike në krahasim me të gjitha tjerat identitetet e komunitetit LGBTQ+,  kishin më shumë gjasa të thonë se ju vie marre që janë pjesë e komunitetit, me të dhëna të përafërta me të rinj trans (78 për qind) dhe të rinj jobinarë (76 për qind).

Studimi, i cili mori në pyetje 3.695 të reja të moshës 18 deri në 25 vjeç, zbuloi se pesë përqind e lezbikeve “gjithmonë” ndihen të turpëruara që janë pjesë e komunitetit LGBTQ+, 38 përqind ndihen “ndonjëherë” të turpëruara dhe vetëm 20 përqind kanë thënë se nuk ndihen “kurrë” të turpëruara për atë që janë.

Në përgjithësi, mbi dy të tretat (70 përqind) e të rinjve në moshë madhore thanë se ndiheshin të turpëruar që i përkasin komunitetit LGBTQ+, njofton PinkNews.

“Të copëtohet zemra të dish që kaq shumë të rinj LGBT+ ndihen të turpëruar për atë se kush janë”, tha në një deklaratë Amy Ashenden, CEO e përkohshme e Just Like Us.

“Asnjë të riu nuk duhet t’i vijë marre pse është lezbike, gej, biseksual apo trans”.

Jam tepër e trishtuar të di se të rejat lezbike kanë më së shumti gjasa në komunitetin tonë të ndihen të turpëruara për atë se kush janë. E di nga puna me lezbiket e moshës se re dhe nga hulumtimi ynë i mëparshëm, se ka stereotipe serioze lezbofobike që i vonojnë lezbiket të dalin hapur dhe lezbiket ende përballen me sfida komplekse, që rrjedhin nga një goditje e dyfishtë e homofobisë dhe misogjinisë.

“Nëse jeni mësimdhënës, ju lutemi kontaktoni me Just Like Us – ne kemi burime dhe trajnime për t’ju ndihmuar të siguroheni që të rinjtë LGBT+ kurrë të mos ndjejnë më marre për atë  që janë.”

Të dhënat janë pjesë e një raporti të ri nga Just Like Us, të  quajtur Positive Futures, i cili do të shqyrtojë përvojat e të rinjve LGBTQ+ në Britaninë e Madhe, nisur nga mirëqenia deri tek kryqëzimet si raca dhe aftësia e kufizuar.

Një zëdhënës i shoqatës bamirëse për të  rinjët LGBTQ+ Mosaic Trust shtoi në një deklaratë për PinkNews: “Gjetjet e hulumtimit nga Just Like Us, na mundësojnë të kemi një lexim të kthjellët.

Kqyre edhe qito

“Na tregojnë  se sa të rëndësishme janë hapësirat e komunitetit si “Mosaic LGBT+ Young Persons’ Trust”, ku të rinjtë LGBT+ jo vetëm që mund të bëjnë miq dhe të mësojnë për komunitetin, por edhe të eksplorojnë dhe formojnë identitetet e tyre.

“Viteve te fundit janë parë jo vetëm sulme të jashtme ndaj komunitetit LGBT+, por edhe rritje të ndarjeve të brendshme me Aleancën LGB në krye.

“Ne kemi një përgjegjësi që brezi i ardhshëm i komunitetit tonë të jetë krenar, i shëndetshëm dhe i sigurt – kjo mund të arrihet vetëm duke ndërtuar një ndjenjë përkatësie përmes ndërgjegjësimit ndërsektorial, praktikave gjithëpërfshirëse dhe aleancave brenda komunitetit tonë LGBT+”.

Pippa Sterk, një ambasadore e Just Like Us, shpjegoi më parë se lezbiket u përballën me vetminë në një shkallë veçanërisht të lartë gjatë pandemisë COVID-19, ku katër nga pesë prej tyre raportuan se shëndeti i tyre mendor u përkeqësua gjatë izolimit.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top