Tu e lexu qitash
Performancë hyrëse nga Edon Shileku

Performancë hyrëse nga Edon Shileku

Po e nisim natën e parë të Festivalit me performancë plot emocione e dramë. Nën drejtimin e Edon Shilekut, performanca “7 gzimet” sjellë shpresën, dashninë e forcën në fokus të audiencës. Me frymëzim nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, ai do të marrë skenën për t’i bërë të qarta pikat e tij për të gjithë rreth kufijve dhe kufizimeve të vendosura nga shoqëria.

Edon Shileku është përfshirë ne botën e artit prej fëmijërisë. Puna e tij gjithmonë përqon një mesazh të fortë dhe një koncept të detajuar. Përveç si këngëtar e aktor, së fundmi është kthyer në një figurë revolucionare queer duke qenë pjesë e një reality show në një televizion kombëtar në Kosovë.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top