Tu e lexu qitash
Performancë me def nga Qerkica në natën e hapjes së Prishtina Queer Festival

Performancë me def nga Qerkica në natën e hapjes së Prishtina Queer Festival

Qerkica osht njëra nga pioneret e komunitetit trans në Kosovë. Një grua transgjinore ashkalike, e cila ka përjetu shumë gjana në jetën e saj, ama kurrë nuk osht dorëzu përballë sfidave dhe telasheve. Bile ju ka ndihmu shumë edhe të tjerëve në komunitet me gjetë ngrohtësi e pranim. Fuqinë dhe guximin për me e sfidu çdo normë shoqërore, e dashura Qerkicë me vite të tana e ka përçu tek të tjerët edhe nëpërmjet festave dhe kangëve.

E në natën e hapjes të Prishtina Queer Festival, Qerkica përpos që ka me këndu me zanin e saj të bukur, ajo edhe ka me e kallë atmosferën tu lujt me def. Kangë me tematika t’ndryshme ka me i performu atë natë në skenë, e juve pos mundemi me ju thonë, rrumbullaksojeni në kalendar datën 1 shtator.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top