Tu e lexu qitash
KAH KQYRSHA PËRPJETË, E SHIHSHA VETEN PËRFUNI në Prishtina Queer Festival

KAH KQYRSHA PËRPJETË, E SHIHSHA VETEN PËRFUNI në Prishtina Queer Festival

Ky film rrëfen historitë e shtatë personave queer që jetojnë në Kosovë, që përkasin në prapavija dhe gjenerata të ndryshme. Me fjalët e veta, duke përdorur emrat, zërat dhe fytyrat e tyre të vërteta, Megi, Semi, Edoni, Qerkica, Mustafa, Blendi dhe Linda ndajnë rrugëtimin e tyre të të qenit queer dhe tregojnë për jetën e tyre në një mjedis mospranues dhe përjashtues. Filmi ka të bëjë me shpresat dhe ëndrrat, humbjet dhe disfatat, si dhe kuptimin e shtëpisë. Zbulohen histori personale të protagonistëve që janë në një kërkim të pafund për gjetjen e një vendi të sigurt.

Vendi: Kosovo
Viti: 2022
Kohëzgjatja: 62 min

Programi i filmave do të zgjatë dy ditë, më 2 dhe 3 shtator në Kino Armata.
Të gjitha shfaqjet e filmave në Prishtina Queer Festival janë pa pagesë dhe të hapur për krejt.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top