Tu e lexu qitash
Rrënja e dhunës është shtypja

Rrënja e dhunës është shtypja

Qeveria izraelite mund të ketë shpallur luftë, por lufta e saj kundër palestinezëve filloi më shumë se 75 vjet më parë. Qeveria izraelite ka shpallur luftë ndaj çdo personi palestinez, duke përfshirë edhe personat queer.

Të drejtat queer shpesh janë përdorur përmes strategjisë propagandistike të “pastrimit rozë” ku të drejtat LGBTQ+ përdoren për të projektuar një imazh progresiv të qeverisë izraelite ndërsa fshehen politikat shtypëse dhe të aparteidit ndaj palestinezëve.

Pastrimi rozë i kryer nga autoritetet izraelite bazohet në një pikëpamje orientaliste se palestinezët mbeten “të prapambetur” në qëndrimin e tyre ndaj homoseksualitetit, sepse me sa duket, ata refuzojnë të imitojnë progresivitetin e perëndimit. Kjo jo vetëm që shpërfill plotësisht historinë dhe trashëgiminë e kolonializmit dhe imperializmit modern në rajon, por është gjithashtu një shembull i përjashtimit eurocentrist, perëndimor dhe shtyllë e racizmit anti-arab.

Për dekada, regjimi kolonial dhe aparteid i Izraelit ka grabitur, shtypur, pastruar etnikisht, ka varfëruar, burgosur dhe vrarë palestinezë, dylberë dhe jo-dylberë njësoj. Ndërsa qeveria e djathtë ekstreme e Izraelit bashkohet me liderët homofobikë, intolerantë dhe racistë në të gjithë botën, duke përfshirë Jair Bolsonaro të Brazilit, Viktor Orban të Hungarisë dhe udhëheqësin e Të krishterëve të Bashkuar për Izraelin (CUFI), pastorin John Hagee, i cili kombinon antisemitizmin me Islamofobinë, seksizmin dhe homofobinë, komunitetet LGBTQ+ po shohin përmes ekranit të tymit rozë. Ekziston një vetëdije në rritje se çlirimi queer dhe trans nuk mund të ndahen nga çlirimi palestinez.

Pastrimi rozë ka për qëllim të mbulojë shkeljet dhe të heshtë kritikën e mundshme me një fasadë progresive dhe barazie. Kur merret me pastrim rozë, Izraeli nuk po ‘promovon të drejtat gej’, por përdor lirinë relative të akorduar të homoseksualëve (izraelitët hebre) si një mjet i marrëdhënieve me publikun.

Pastrimi rozë nuk ka të bëjë fare me të drejtat e homoseksualëve, por më tepër një mjet për të justifikuar okupimin e vazhdueshëm dhe vendosjen koloniale të tokës palestineze.

Me pak fjalë, pastrimi rozë izraelit synon të izolojë identitetin queer nga identitetet e tjera dhe të bëjë rekordin mbi të drejtat gej, të e hijezoj pushtimin e tij të vazhdueshëm dhe brutalizimin e popullit palestinez.

Si aktivistë queer, ne kërkojmë të refuzojmë tjetërsimet e rrëfimit tonë – Izraeli nuk është ‘ndryshe’ sepse valëvitet me flamurin e ylberit, është ndryshe sepse po kryen vjedhje toke, dhunë të sanksionuar nga shteti mbi burra, gra dhe fëmijë palestinezë dhe duke i fshehur këto veprime pas një flamuri të ylberit.

Kundër aparteidit kanë dalur hapur edhe aktivistë hebrenjë të cilët janë pjesë e Jewish Voice for Peace (Zërit për Paqe Hebreje), rrjetit më të madh progresiv hebraik dhe anti-zionist në botë: “Ne të gjithë meritojmë çlirimin, sigurinë dhe barazinë. Mënyra e vetme për të arritur atje është çrrënjosja e burimeve të dhunës, duke filluar me pranimin e fajësisë nga qeveria jonë.” – thuhet në deklaratën e tyre.  


Foto: mesazh i një personi queer palestinez në Queering the Map.
Queering the Map është një platformë counter-mapping (kundër hartëzimi)  krijuar nga komuniteti për arkivim dixhital të përvojës LGBTQ+ në lidhje me hapësirën fizike. 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top