Tu e lexu qitash
Raporti i Shërbimi Shëndetësor Kombëtar zbulon se nuk ka ndryshime në sigurinë e gjakut që kur burrat gej dhe biseksualët u lejuan të dhurojnë gjak.

Raporti i Shërbimi Shëndetësor Kombëtar zbulon se nuk ka ndryshime në sigurinë e gjakut që kur burrat gej dhe biseksualët u lejuan të dhurojnë gjak.

Nuk ka pasur asnjë ndikim në siguri që kur rregullat e Mbretërisë së Bashkuar ndryshuan për të lejuar burrat gej dhe biseksual të dhurojnë gjak, ka zbuluar një raport i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Gjetjet nga raporti i Sigurisë së Burimeve tregon se monitorimi i sigurisë të dhuruesve dhe pranuesëve, i prodhuar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar së bashku me Agjencinë e Sigurisë të Shëndetit së Mbretërisë e Bashkuar (UKHSA), se nuk ka pasur asnjë ndikim në sigurinë e gjakut në Mbretërinë e Bashkuar që nga ndryshimi i rregullave në vitin 2021.

Sipas këtij raporti, rreziku i mbetur nga gjaku i kontaminuar me hepatitin B, hepatitin C dhe/ose HIV që  furnizon Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur në më pak se një në një milion.

Në përgjithësi numri i infeksioneve te dhuruesit mbeti i ulët dhe e në raste kur dhuruesit   e gjakut kishin shënues infeksioni, ata  i’u  nënshtruan  Vlerësimit për Rrezikun e Individualizuar (FAIR) lidhur me historinë  e tyre seksuale.

Dr Su Brailsford, drejtoreshë e përkohshme klinike e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik të NHS Blood and Transplant, dhe kryetarja e grupit FAIR gjetjet e raportit i ka përshkruar si “vërtet inkurajuese” dhe një formë “sigurimi të sigurisë për marrësit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”

Zbulimet e këtij raporti u përshkruan si “shumë inkurajuese” dhe si një formë “sigurimi për pranuesit e gjakut në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, nga Dr. Su Brailsford, drejtuese klinike e mikrobiologjisë dhe shëndetit publik në NHS Blood and Transplant, si dhe kryetare e grupit drejtues FAIR.

“Si gjithmonë, ne u jemi mirënjohës dhuruesëve të gjakut që ndihmojnë në shpëtimin dhe përmirësimin e jetëve të  përfituesëve çdo vit,” shtoi ajo.

Katy Davison, epidemiologe në UKHSA, tha: “Gjetjet tregojnë se ka ende shumë pak infeksione tek dhuruesit dhe transmetimet te marrësit janë të rralla. Por ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër ndikimin e FAIR dhe të mbledhim prova për rishikimet e ardhshme të politikës.”

Një studim tjetër i veçantë i botuar poashtu këtë vit; raporti i Rreziqeve Serioze të Transfuzionit, zbuloi se nuk kishte  asnjë rast të konfirmuar të hepatitit B, hepatitit C ose HIV të transmetuar nga transfuzioni i gjakut gjatë vitit 2022.

Në dhjetor të vitit 2020, qeveria Britaneze njoftoi se do të eliminonte ndalimin për burrat gej dhe biseksualë që dhuronin gjak.– e nxitur për herë të parë plotësisht në vitin 1980 gjatë krizës së HIV/Aids. – Në qershor 2021, rregullat rreth dhurimit të gjakut ndryshuan. Para këtij ndryshimi burrat nuk mund të dhuronin gjak brenda tre muajve nga kontakti seksual me një burrë tjetër.

Tashmë, çdo burrë që kryen marrëdhënie seksuale me burrë dhe është në marrëdhënie afatgjate monogame, ose ka më shumë se tre muaj me partnerin e tij seksual, mund të dhurojë gjak. Dhuruesëve të gjakut u bëhen gjithashtu pyetje në lidhje me infeksionet seksualisht të transmetueshme në të kaluarën dhe çdo përdorim të drogës gjatë seksit.

Ethan Spibey, themeluesi i grupit të presionit FreedomToDonate, tha në kohën e ndryshimit të rregullit: “Ne mirëpresim një politikë të re pioniere dhe jemi jashtëzakonisht krenarë që më shumë njerëz se kurrë do të jenë në gjendje të japin me drejtësi dhuratën jetëshpëtuese të dhuruarit gjak.

“Thjesht të jesh një burrë që bën seks me burra nuk është një arsye e mjaftueshme për të përjashtuar dikë nga dhurimi i gjakut.”

Në SHBA, një rishikim i rregulloreve pritet të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm, me Administratën e Ushqimit dhe Barnave që propozon rekomandime për të lehtësuar kufizimet për dhurimet e gjakut nga burrat  gej aktiv seksualisht.


Artikulli fillimisht u publikua në The Pink News dhe është përkthyer nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top