Krijuesit nga Prishtina bashkojnë forcat për festivalin e kulturës dhe arteve të reja me tregime queer
![](https://i0.wp.com/www.dylberizm.com/wp-content/uploads/2023/10/PQF-Cka-ju-ka-pelqy-scaled.jpg?fit=1600%2C1067&ssl=1)
“Më pëlqen shumë martesa si koncept, veçanërisht ajo shqiptare, tradicionale (…)” thotë një e re në një dokumentar të Ilir Hasanajt, të shfaqur në Festivalin tre-ditor Queer në Prishtinë. Megjithëse, “janë patriarkale [kështu që] është si një kënaqësi që ndjehesh në faj që e ndjen”
Nëse ka një gjë që e bën të qartë edicioni i parë i festivalit, është se askush nuk duhet të ndihet “fajtor” për faktin se i pëlqejnë dasmat. Në fillimin e ngjarjes në natën e 1 shtatorit, figurat e komunitetit LGBTQ+ në Kosovë përqafojnë traditën shqiptare. Një dorë rrah vazhdimisht defin – një def që prodhon tinguj të lartë – për të shoqëruar këngët popullore të dasmave që këngëtarja Qerkica ia kushton komunitetit queer. Duke vallëzuar dhe përcjellur ritmin, mbretëreshat drag Adelina Rose dhe Sultanesha Turkan, të veshura me dimija; një pëlhurë e bardhë, me fund në formë të rrumbullakët dhe jelek të qëndisur që vishen nga nuset.
![](https://www.dylberizm.com/wp-content/uploads/2023/09/qerkica-me-bija.jpg)
Është një deklaratë e fuqishme, duke përdorur simbole të njohura të së kaluarës, të cilat shpesh shoqërohen me konservatorizmin që refuzon identitetet dhe shprehjet queer. Abuzimi dhe diskriminimi ndaj personave LGBTQ+ është i zakonshëm në Kosovë, ku shumica e ndjejnë të pamundur daljen hapur jo vetëm në publik, por edhe me familjen dhe miqtë. Me organizimin e festivalit Queer në Prishtinë, kolektivet queer Dylberizm dhe Hyjneshat, prezantojnë filma, diskutime dhe shfaqje artistike që tregojnë se në fakt, është plotësisht e mundur të jesh queer dhe të mishërosh kulturën dhe trashëgiminë tënde.
Ndjenjat kontradiktore ndaj traditës nuk janë befasuese, pasi sipas Lura Limanit, komuniteti LGBTQ+ nuk i është lejuar kurrë “të hyjë në kujtesën kolektive [të Kosovës]”. Në hulumtimin që ajo prezantoi në Bibliotekën Kombëtare, ajo tregon se si mediet e lajmeve i paraqesin herë pas here njerëzit transgjinorë dhe çështjet e tyre si një fenomen të ri. Meqë historitë e njerëzve transgjinorë fshihen në mënyrë rituale ose nuk regjistrohen kurrë, nuk ka histori apo njohuri se si është të jesh dhe të jetosh si person transgjinor në Kosovë.
![](https://www.dylberizm.com/wp-content/uploads/2023/10/PQF-108-1024x683.jpg)
Rrëfimet queer të paraqitura nga tre regjisorë kosovarë në festival janë një shtesë e një arkivi që sapo ka filluar të zhvillohet. Dy filmat hapës të së shtunës – “4 Pills at Night” nga Leart Rama dhe “I Love You More” nga Erblin Nushi – portretizojnë në mënyrë efektive një protagonist që digjet nga një mall i fortë, duke u përpjekur për dashurinë e tyre. Shprehja e braktisjes së plotë “dujëm, veç kjo ka rëndësi” dhe dëshira e pastër “Kam nevojë për përqafimin tënd” sjell në jetë urgjencën dhe verbërinë e romancës në adoleshencë, pavarësisht nëse është dashuri apo thjesht pasion.
![](https://www.dylberizm.com/wp-content/uploads/2023/10/PQF-Cka-kishtin-dashte-me-ndrru-per-edcionin-e-2-1024x683.jpg)
“I Love You More” përdor imazhe klasike të romancës, me trëndafila që shfaqen në skena të shumta, një aludim për emrin drag të regjisorit “Adelina Rose” që kujton shkurret e luleve në qytetin e tyre të lindjes Pejë. Disa përfaqësime shkojnë në fëminoren dhe klishe: një djalë i ri puth një vizatim të simpatisë, dy të dashuruar spërkasin ujë me njëri-tjetrin, një gjyshe që thur. Një sfond i harlisur, fusha dhe kodra të zbrazëta pasqyron lulëzimin, dashurinë e pastër të personazheve, por gjithashtu tregon kufijtë e mjediseve rurale për sa i përket mendësisë dhe mundësive.
Filmi i Leart Ramës është padyshim më i rritur, i vendosur në sfondin portokalli e të mjegullt dhe dritat ngjyrë kaltër të një klubi nate që vezullojnë. Ne ndjekim një të ri të ndjeshëm ndërsa ai pengohet i trullosur mes vallëzimit si i fiksuar, bërtitjes mbi muzikë dhe konfrontimeve zemërthyese në dritën e bardhë vezulluese jashtë. Kjo ndërthuret me skena surreale të errësirës dhe mbytjes si një paraqitje e pakomplikuar dhe e përdorur shpesh e trazirave emocionale.
Në zgjedhjet e tyre të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme kinematografike, regjisorët ndriçojnë histori të papara në Kosovë për një audiencë të gjerë. Ata tregojnë qartazi vështirësitë e LGTBQ+ në portretizimin e një romance të penguar nga një mjedis homofobik, por edhe aleancën e një prindi ose miku. Gjithsesi, personazhet ndihet edhe nga njerëz jo queer: pasiguria e “premtom se vetëm mu m’don ”, dhimbja e të dashuruarve të ndarë nga largësia, keqkuptimi midis brezave, humbja e miqve në turmë.
![](https://www.dylberizm.com/wp-content/uploads/2023/10/PQF-87-1024x683.jpg)
Nëse këta filma shihen vërtetë nga publiku i gjerë është një pyetje tjetër. Shfaqjet u zhvilluan në Kino Armata, një kinema e dedikuar për një vend alternativ dhe e preferuar edhe nga ambasadat për të shfaqur filma vendas dhe për të nxitur një temë progresive. Ndërsa “I Love You More” arriti në ekranin më të madh të Cineplexx, shfaqja e filmit u ndërpre për shkak të mungesës së vizitorëve.
Në Pejë dhe Prizren këtë verë, qytetarët protestuan kur festivalet e filmit Anibar dhe Dokufest u dhanë një platformë çështjeve queer dhe performuesëve. Përdoruesit e mediave sociale postuan gjuhë urrejtjeje, demonstrata u organizuan nga liderët fetarë në xhami dhe një mural me ylber ishte lyer me ngjyrë të zezë. Përderisa, Prishtina është shtëpia e disa hapësirave të hapura të sigurta për komunitetin queer, festivalit i duhet mbikëqyrje policore, me një dikutim të mbetur në gjysëm sepse ” policët duan të shkojnë në shtëpi”. Vetëm disa javë para festivalit, fjalët “Vritni gejët” u shkruan në mur të Universitetit të Prishtinës, të cilat u rishkruan “Puthni gejët”.
Megjithatë, festivalet e këtij viti tregojnë se komuniteti kulturor i Kosovës është “më krenar, më i zhurmshëm dhe më i guximshëm se kurrë më parë” duke i bërë njerëzit queer të dukshëm në “të gjitha rrugët dhe hapësirat”. Vit pas viti, artistët zbulojnë një shtresë tjetër të identitetit dhe përvojës së komunitetit LGBTQ+. Bozo Vreco, artisti qendror i filmit “Maldita, A love song to Sarajevo”, pohon se ata janë “gjithçka”: kombinimi i një fustani voluminoz prej tyli të zi me një mjekër, bashkimi i tingujve të Sarajevës dhe Barcelonës, interpretimi në sinagogë dhe mbi kalldrëm.
![](https://www.dylberizm.com/wp-content/uploads/2023/10/PQF-86-1024x683.jpg)
Kjo ekstravagancë bie në kontrast me amvisërinë në “As I was looking above, I could see myself underneath’’, e cila ndjek shtatë persona queer në Kosovë. Illir Hasanaj kap pjesë intime të përditshmërisë : pastrimi me fshisë, daljet në plazh, vendosja e një fotoje. Megjithatë, edhe në këto momente të zakonshme ka shtypje dhe rezistencë, si për shembull të duhet të gënjesh qiradhënësin për seksualitetin tënd dhe se si një prerje e thjeshtë e flokëve bëhet çliruese.
Mbi të gjitha, secila pjesë e festivalit përshkruan një dëshirë të vazhdueshme për të shprehur lirishëm dashurinë. T’i thuash mamit emrin e simpatisë, jo vetëm të kënaqesh me dasmat shqiptare, por ta kesh mundësinë edhe për të u martuar.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht nga Noor Evers, dhe është përkthyer nga Dylberizm.
Për autoren: Noor Evers (ajo/asaj) punon në politikën mjedisore dhe sociale, i pëlqen të shkruajë për historitë e përgjithshme njerëzore dhe të hulumtoj atë që sheh në botën që e rrethon. Artikujt e fundit janë frymëzuar mbi jetesën e saj në Kosovë.