Tu e lexu qitash
5 Shkencëtarët queer që ndryshuan botën

5 Shkencëtarët queer që ndryshuan botën

Pa arritjet e tyre shkencore, shkencat do të ishin shumë të ndryshme sot. 

Është e pamundur të mos e shohësh botën përmes përvojave personale. As shkencëtarët nuk bëjnë përjashtim. Gjersa metoda shkencore ndihmon për të zvogëluar ndikimin e  shkencëtarit/ës  në rezultatet e një eksperimentit, njerëzit janë ende ata që vendosin se çfarë të studiojnë dhe si t’i interpretojnë rezultatet e studimeve të tyre.
Kjo është arsyeja pse diversiteti është i rëndësishëm – kur kemi njerëz të ndryshëm me prejardhje të ndryshme që marrin vendime të ndryshme se si të studiojnë botën përreth tyre, marrim një pamje më të plotë të asaj bote. Për nder të grupeve të papërfaqësuara që pasurojnë sferën e zbulimeve shkencore, këtu janë pesë shkencëtarë queer.

Sir Francis Bacon (1561–1626)

Ashtu siç ishin shumë të rangut të tij në atë kohë, Sir Francis Bacon ishte një prijës i shumë  lëmive – avokat, burrë shteti dhe filozof. Filozofia ishte ajo e cila e çoi atë drejt famës. Ai mbahet mend si babai i metodës shkencore. Teksa tekstet shkollore të shkencës festojnë këto arritje, ato zakonisht nuk e përmendin faktin se ai sipas të gjitha gjasave ishte gej. Shumica nga 75 shoqëruesit në shtëpinë e tij ishin “kamerierë zotërinj”, shumë prej të cilëve Bacon u dha dhurata luksoze dhe takime të rëndësishme – poashtu, letrat mes nënës dhe vëllait të Bacon sugjerojnë se Bacon i konsideronte shumë prej tyre si shumë më tepër se shërbëtorë. Veçanërisht, një djalë i ri i pashëm, Sir Tobie Matthew, u bë miku më i ngushtë dhe i besuar  i Bacon-it dhe frymëzim për një nga esetë më të famshme të Bacon: “Of Friendship”. Duke lënë mënjanë jetën e tij shoqërore, sot ne mund të kishim një kuptim shumë më të zymtë të universit pa shkëlqimin e tij.

Florence Nightingale (1820–1910)

Ndërkohë që Florence Nightingale njihet më së shumti si një pioniere infermiere, ajo ishte gjithashtu një statisticiene mbresëlënëse, zotësia me numra e së cilës ka shpëtuar jetë. Ajo madje dha kontribute të rëndësishme në vizualizimin e të dhënave – nëse keni parë ndonjëherë një diagram të Coxcomb, keni parë punën e saj. Nightingale njihet të ketë pasur dy lidhje romantike e pasionante me gra. Njëra ishte me tezen e saj Mai Smith, e cila u kujdes për të gjatë një sëmundjeje të rëndë dhe “u bë mbrojtësja, përkthyesja dhe ngushëlluesja e saj”. Lidhja tjeter ishte një pasion i pashlyer me një kushërirë të quajtur Marianne Nicholson, për të cilën Nightingale shkroi: “E kam dashuruar vetëm një person me aq pasion në jetën time, dhe kjo ishte ajo.”.

Alan Hart (1890–1962)

Nuk do ta gjeni Alan Hart në shumë enciklopedi apo tekste shkencore, por ai ka një rëndësi të veçantë në këtë listë për atë se kush ishte dhe për atë që arriti. Si ekspert dhe studiues i shëndetit publik i trajnuar në Yale, ai u bë një figurë e shquar në luftën kundër tuberkulozit, që në atë kohë ishte shkaktari kryesor i vdekjeve në Amerikë dhe në pjesën më të madhe të Evropës. Ai ishte gjithashtu një nga njerëzit e parë transgjinorë në Amerikë, i cili nga femër ka ndërruar seksin në mashkull,  dhe iu nënshtrua një histerektomie duke jetuar pjesën e mbetur të jetës së tij si burrë. Pas mbarimit të shkollës së mjekësisë, ai kërkoi ndihmë psikiatrike prej  profesorit të tij, J. Allen Gilbert, dhe në fund i kërkoi të kryente operacionin e tranzicionit. Ky ishte një ndryshim drastik për Hart, duke i dhënë atij, siç shkroi Gilbert, “kontroll mbi jetën dhe ambiciet e denja për shkallën e lartë [të tij] të intelektualitetit”. Hart u martua dy herë, shkroi romane të shumta dhe shërbeu si drejtor i shtrimit dhe rehabilitimit në Komisionin Shtetëror të Tuberkulozit në  Konektikat deri në vdekjen e tij.

Alan Turing (1912-1954)

Historia e Alan Turing mund të jetë më e njohura në historinë e shkencëtarëve të komunitetit LGBT+, dhe poashtu më e trishta. Edhe nëse nuk e dini historinë e tij, ju e dini punën e tij – po e përdorni atë tani. Alan Turing është emri i mekanizmit Turing, i cili është baza për të gjithë kompjuterët. Ai ishte gjithashtu përgjegjës për thyerjen e kodit nazist Enigma gjatë Luftës së Dytë Botërore, një arritje e theksuar në filmin e vitit 2014, The Imitation Game. Ndërsa disa prej shkencëtarëve të tjerë në këtë listë mund të kenë pranuar stilet e tyre të jetesës jo ortodokse, ose të paktën të kenë parë nga ana tjetër, homoseksualiteti ishte një krim në Anglinë e viteve të 40-ta deri 60-ta. Pavarësisht kësaj, Turing ishte i hapur me miqtë e tij në King’s College në Kembrixh dhe vazhdoj të ketë marrëdhënie me burra përtej atij rrethi të sigurt. Ai u arrestua për “paturpësi” në vitin 1952, u deklarua fajtor, dhe u ndëshkua me injeksione hormonale që e lanë atë të paftë. Dy vjet më vonë, besohet se ai ka vrarë veten duke ngrënë një mollë me granadë dore. Tek në vitin 2013, qeveria britanike i dha një kërkimfalje pas vdekjes këtij pionieri të informatikës dhe heroit të luftës. 

Sally Ride (1951–2012)

Më 18 qershor 1983, Sally Ride u bë gruaja e parë amerikane në hapësirë, duke fluturuar në anijen kozmike Challenger. Më vonë ajo u bë drejtore e Institutit Hapësinor të Kalifornisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego dhe hapi  kompaninë e saj jofitimprurëse, Sally Ride Science në 2001, për të frymëzuar fëmijët që të ndiqnin interesat e tyre në shkencë dhe matematikë. Ajo e themeloi kompaninë me ndihmën e dy miqve dhe partneres të saj, Tam O’Shaughnessy. “Shumica e njerëzve nuk e dinin që Sally kishte një marrëdhënie të mrekullueshme dashurie me Tam O’Shaughnessy për 27 vjet,” shkroi motra e Ride Bear pas vdekjes së saj nga kanceri në pankreas në 2012. “Sally nuk e fshehu kurrë marrëdhënien e saj romantike me Tam. Ato ishin partnere në jetë personale, partnere në biznesin  Sally Ride Science, shkruan libra së bashku, dhe miqtë shumë të ngushtë të Sally-t, natyrisht, e dinin dashurinë e tyre me njëra-tjetrën. Ne e konsiderojmë Tam një anëtare të familjes sonë.” Sot, O’Shaughnessy nderon trashëgiminë e partneres  të saj si drejtore ekzekutive e Sally Ride Science.

Arilkulli fillimisht u publikua në Discovery dhe është përkthyer nga Dylberizm.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top