Tu e lexu qitash
Solidarity Screening: : Pinkwashing Exposed: Seattle Fights Back!

Solidarity Screening: : Pinkwashing Exposed: Seattle Fights Back!

Data: 29.11.2023
Ora: 19:00
Vendi: Kino Armata

T’mërkurënn, po mbledhemi në Kino Armata për të mësuar për konceptin e “pinkwashing” e për të treguar mbështetjen tonë për dylberat në Palestinë përmes shfaqjes së dokumetarit “Pinkwashing Exposed: Seattle Fights Back!”.

Dokumetari me regjinë e Dean Spade trajton konceptin e “Pinkwashing” – praktikën e shteteve që përderisa shkelin rëndë të drejtat e njeriut, e promovojnë veten si “miqësor ndaj personave LGBTQ+”, me qëllim që ta përmirësojnë imazhin e tyre publik. 

Në vitin 2012, aktivistët e rajonit veriperëndimor të Shteteve të Bashkuara i’u përgjigjën një turneu të financuar nga Konsullata Izraelite me qëllim të  pinkwashing, i cili përfshinte ardhjen e aktivistëve gej dhe lezbike izraelitë në rajon. Aktivistët dylbera lokal, pro Palestinez shpërfaqën turneun “Gjeneratat e Ngjyrave” si propagandë pro-Izraelit dhe arritën të anulojnë disa nga ngjarjet, përfshirë ngjarjen kryesore të organizuar nga Komisioni LGBTQ+ në Seattle. Pas këtij veprimi, pasoi një reagim i ndjeshëm që përfshiu Këshillin e Qytetit të Seattle dhe organizatat kryesore LGBTQ+ dhe HIV të qytetit. Përmes historisë frymëzuese të fitores së këtyre aktivistëve, “Pinkwashing Exposed” eksploron se si funksionon pinkwashing dhe çfarë po bëjnë aktivistët lokalë për të kundërpërgjigjur.

Kqyre edhe qito

Ngjarja mbahet në mbështetje të Queer Cinema for Palestine – që në 2021 nisi si festival i filmit e ngjarje solidarizuese që i ofron artistëve dhe grupeve artistike në të gjithë botën një hapësirë për të qëndruar bashkë, duke përdorur artin kundër dhunës së vazhdueshme të okupimit izraelit dhe aparteeidit kundër Palestinës, i cili u mbajtë poashtu në Prishtinë. Këtë vit, Queer Cinema for Palestine – No Pride in Genocide si program i filmave mbahet në solidaritet me palestinezët në Gaza dhe në të gjithë Palestinën historike, duke denoncuar sulmet gjenocidale të Izraelit dhe spastrimin etnik kundër miliona palestinezëve.
Queer Cinema for Palestine shkon përtej një programi filmash, është një thirrje për veprim, andaj ju mirëpresim. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top