Tu e lexu qitash
Qeveria e Kosovës miraton projetkligjin që lehtëson ndërrimin e gjinisë në dokumente

Qeveria e Kosovës miraton projetkligjin që lehtëson ndërrimin e gjinisë në dokumente

Projektligji për Gjendjen Civile,  i miratuar nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 174-të, shënon hapin e parë në krijimin bazës ligjore për ndërrimin e emrit si dhe gjinisë nga personat transgjinorë. Projektligji i cili tashmë është pranuar nga Kuvendi, për herë të parë përmban definicionin e gjinisë në pajtim me ligjet tjera vendore, ku gjinia përveç si karakteristikë biologjike e fiziologjike, nënkupton edhe rolet e krijuara shoqërore e shihet si identitet i fituar që mësohet, pëson ndryshime me kalimin e kohës dhe ndryshon përgjithësisht brenda dhe ndërmjet kulturave.


Po ashtu, ky projektligj rregullon kornizën ligjore për ndërrimin e gjinisë në nenet 36, 37 dhe 38 të tij. Në bazë të tij, çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka të drejtë ndërrimin e gjinisë. Pra, secili qytetar që është i bindur se gjinia e regjistruar në gjendjen civile nuk korrespondon me identitetin gjinor, mund të kërkojë ndërrimin e gjinisë tek Zyra e Gjendjes Civile. Krejt kjo është e mundshme pas dorëzimit të tri deklaratave: 

  1. deklaratës se personi prej kohësh është i bindur se gjinia e regjistruar në certifikatën e lindjes nuk përputhet me identitetin e tij gjinor të jetuar nga afër dhe se dëshiron pasojat administrative dhe ligjore të ndërrimit të gjinisë në certifikatën e lindjes;
  2.  deklaratën se personi është në dijeni të pasojave administrative dhe ligjore që sjell ndërrimi i gjinisë në gjendjen civile; 
  3. vërtetimin se personi nuk ndiqet penalisht ose që personi nuk është dënuar për një vepër penale, deri në përfundim të dënimit ose derisa të zgjasin pasojat juridike të dënimit.

Ndërsa, procedura për ndërrimin e gjinisë e shpjegon se personi duhet të paraqitet në Zyrën për Gjendje Civile të vendbanimit të përheshëm për ndërrimin e gjinisë. Vetëm një herë brenda 10 viteve lejohet ndrrimi i gjinisë. Po ashtu, me kërkesën për ndërrimin e gjinisë, personi mund të paraqesë edhe kërkesën për ndërrimin e emrit pa u kufizuar nga neni për ndërrimin e emrit.

Rregullimi i kësaj çështje është tejet pozitiv mirëpo, duhet kujtuar se si çdo ndryshim tjetër pozitiv për dylberat, vjen veç pas veprimeve të guximshme të vetë dylberave/aktivistëve. Në këtë rast, ndryshimi vjen vetëm pas fitimit të rastit gjyqësor të Blert Morinës kundër Agjencisë për Regjistrim Civil

Projektligji është pranuar nga Kuvendi ku filimisht do të shqyrtohet nga Komisionet përkatëse e pastaj në seancat plenare nga deputetët e Republikës së Kosovës. Për miratimin e tij, nevojiten votat e shumicës së deputetëve të pranishëm dhe që votojnë. Ky Projektligj nuk ka fuqi ligjore pa kalimin e procedurave të parapara, ku përfshihet dhe dekretimi nga Presidentja dhe shpallja në Gazetë Zyrtare. 

Dylberizm do të përcjellë dhe do të ju informojë lidhur me procesin legjislativ të këtij projektligji

Kqyre edhe qito

Projektligji: https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/11/Projektligji-per-Gjendjen-Civile.pdf 

Për të përcjellur procesin legjislativ të këtij projektligji, mund të abonoheni duke klikuar këtu.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top