Tu e lexu qitash
Unë jom qajo që jom!

Unë jom qajo që jom!

F-17 vjeçe

Paralajmërim: Kjo storie diskuton për vetëlëndimin dhe depresionin, andaj përmbajtja mund të ketë elemente që nuk janë të përshtatshme për disa lexues/e.

Kurrë s’ma ka marr mendja ma herët që kom me pranu veten qeshtu qysh jom edhe kom me pasë dashni edhe mbështetje prej shoqnisë qe e kom.

Prej moshës 12 vjeçe, e kom pasë ni shoqe shumë t’ngushtë edhe ni ditë kem tu nejt bashkë edhe s’di ka m’ka ardhë ajo ide e ai mendim edhe i thashë “po du me t’puthë” (12 vjeçe n’atë kohë). Ajo kthehet kah unë shumë e shokume, m’keshë edhe m’puthë. 

Qekjo o konë puthja jem e parë, m’ka pëlqy shumë amo se pranova se n’shpi jom e rrethume me njerëz ma homofoba n’krejt botën! Ja nisa mos me nejt me to, ja nisa tu thonë sene shumë homofobike edhe tu e shajtë komunitetin. Mas do kohe m’dilishin video nëpër rrjete sociale prej çifteve t’njejtit seks edhe kah mosha 14 vjeçare ja nisa me e pranu faktin që unë s’jom straight. Ja nisa me u mundu me e ndryshu shoqninë homofobe që e kom pasë, me ni shoqni që ka me m’dashtë pa e përzi seksualitetin tem.

Kqyre edhe qito

N’vit t’parë t’gjimnazit vendosa me come out te shoqet e ngushta. Nihere e patën zor me m’pranu amo thanë “hajt se e ndrron menen” (red flag), u distancova prej tyne e lidha shoqni t’re. Vendosa me come out edhe te ata. Çfarë dallimi i madh o konë se meniherë m’kanë thonë “it’s okay, we love u qishtu qysh je” edhe e dita që kom bo mirë.

Vitin e dytë të gjimnazit (16 vjeç) e njoftova ni çikë tjetër edhe ja nisëm me fol, ndjenjat e mija për to janë rrit dita ditës, tu e ditëqë edhe ajo osht biseksuale, e tu folë, dulëm bashkë për herë t’parë edhe I asked her to be my girlfriend. Ajo tha PO edhe prej asaj dite osht tu shku shumë mirë lidhja me to. Unë e du shumë edhe ajo m’don shumë. M’ka ndihmu ekstrem shumë me depresion, me self harm, me traumat e kalume etj.. Sinqerisht mos me pas konë ajo unë isha dekë deri tash. Ma ka pshtu jetën edhe ajo s’ka me e besu kurrë ketë sen.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top