Thirrje e hapur: Trajnim për gazetarët e rinj- Raportim i përgjegjshëm për çështjet LGBTIQ+

Dylberizm, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), shpall thirrjen e hapur për aplikime për të rinjtë që dëshirojnë të marrin pjesë në një trajnim të specializuar mbi raportimin e përgjegjshëm dhe etik për çështjet LGBTQI+.
Ky trajnim synon të pajisë gjeneratën e re të gazetarëve dhe profesionistëve të medias me njohuritë, aftësitë dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të raportuar me saktësi dhe profesionalizëm mbi temat queer, duke kombinuar qasjet e gazetarisë hulumtuese me ndjeshmërinë sociale.
Çfarë do të përfitoni nga trajnimi?
- Njohuri më të thelluara mbi çështjet LGBTQ+, terminologjinë dhe realitetet e jetës queer në Kosovë.
- Udhëzime praktike mbi përdorimin e gjuhës së respektueshme, shmangien e stereotipeve të dëmshme dhe raportimin etik mbi identitetin gjinor, orientimin seksual dhe margjinalizimin.
- Aftësi bazë në gazetari hulumtuese: metodologjitë e kërkimit, intervistat etike, analizën e të dhënave dhe teknikat e verifikimit të fakteve.
Mundësi shtesë për pjesëmarrësit:
- Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë për përfundimin e trajnimit.
- 3 pjesëmarrës/e të përzgjedhur do të kenë mundësinë të fillojnë një praktikë të paguar 3-mujore në Dylberizm, ku do të angazhohen në prodhimin e storieve hulumtuese mbi temat LGBTIQ+ dhe monitorimin e diskursit publik mbi të drejtat LGBTQI+.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë/e të gazetarisë nga Universiteti i Prishtinës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
- Gazetarë/e të rinj që duan të forcojnë aftësitë e tyre profesionale.
- Të rinj të interesuar në fushën e medias dhe raportimit të përgjegjshëm.
Detaje praktike:
Data dhe vendi i trajnimit: 9 shtator, Project Space Sekhmet, Prishtinë
Afati për aplikim: 3 shtator 23:59.
Numri i pjesëmarrësve: i kufizuar
Si të aplikoni?
Aplikimet pranohen duke plotësuar këtë formë.
Ky aktivitet financohet nga BE-ja në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në Kosovë”, i cili implementohet nga BIRN Kosova, KMSHK dhe TV Mreža.