Rritja edhe arritjet e Dylberizm përgjatë dy viteve të fundit

N’dy vitet e fundit na jemi rritë bashkë me ju. N’vitin 2023 Dylberizm ka marrë formë tjetër, tu u shndërru n’organizatë jo-qeveritare. N’këtë mënyrë e kemi forcu rolin tonë edhe misionin tonë për nji shoqni gjithëpërfshirëse që e garanton sigurinë e dylberava edhe e fuqizon komunitetin si promotor t’ndryshimeve shoqnore.
Dylberizm osht’ referencë për informim, kulturën edhe aktivizmin LGBTIQ+ n’Kosovë prej vitit 2018, kur u kon’ faqe n’Instagram. Ama në vitin 2023 edhe 2024 na i kemi ngritë krejt këto n’tjetër nivel. E kemi vendosë ni standard t’ri t’informimit edhe t’aktivizmit ku kemi kërku llogaridhanie edhe e kemi zhveshë homofobinë edhe keqinformimin e njerëzve me pushtet. Me materialet tona edukative, argëtuese edhe informuese, i kemi mbrri 1.9 milionë përdorues online edhe mbi 3.3 milionë shikime në krejt platformat tona digjitale.
Me mbi 100 storie t’publikume në rubrikën “Ndaje Storien Tone” edhe në publikimin “Storie të Rezistencës”, na kemi kriju hapsinë për promovimin e rezistencës queer. Storiet që ju i keni dërgu janë dritare e dijes, përvojave, por edhe e fuqizimit t’përkatësisë edhe t’kolektivitetit tonë si dylbera.
Historinë tonë si dylbera e kemi promovu n’rubrikën “Kronika e Rezistencës Queer”, me gjashtë rrëfime t’aktivistëve/eve dylbera që i tregojnë rrugëtimet e tyre prej viteve ‘70 e tutje. Me këto histori jetësore na e kemi dokumentu trashëgiminë e randsishme të aktivizmit – me rrëfime me plotë guxim, sfida e qëndrueshmëri.
N’fushën kulturore na e kemi dëshmu solidaritetin e edhe shumëllojshmërinë e dylberave përmes Festivalit Queer të Prishtinës (PQF) – që u shndërru në pikëtakim me randsi për artin edhe aktivizmin. Me koncerte live, performanca artistike, shfaqje t’filmave, punëtori e publikime kemi kriju hapsinë për lidhje, shërim edhe festë. Me 3,454 pjesëmarrës n’aktivitetet tona, na kemi nxitë si solidaritet mes dylberave, ashtu edhe aktivizëm. E kemi promovu kulturën tonë edhe jashtë vendit, tu e shpërnda dashninë në Shqipëri, Zvicër e Portugali, me koncerte, shfaqje filmash e diskutime.
E sigurisht, risi me randsi e vitit 2024 osht’ Mësonjëtorja e cila i ka mbledhë shtatë të ri të cilëve iu ka kriju platformë për mi diskutu idetë e tyne për krijimin e ndryshimit përmes aktivizmit, artit edhe kulturës. Krahas mësimit për të drejtat e komuniteteve që kanë luftu për barazinë shoqnore, tre prej tyne iu kanë bashku ekipit t’Dylberizm për praktikë 3-mujore.
Faleminderit krejt juve që jeni pjesë e rrugëtimit tonë, që na keni përkrahë në cilëndo formë edhe që na ndjekni vazhdimisht!
Raportin e plotë dyvjetor të Dylberizm e gjeni këtu.
You can find the English version of Dylberizm’s Bi-Annual Report here.