T’du qashtu qysh je, si femër, si mashkull, ti je fmija jem.

JB – 27 vjeç
Që kur jam kanë i vogël, e kam ditë që jom ndryshe prej djemve tjerë. Kurrë nuk jom ndi që i përkas ndonjë grupi t’djemve tipik. Menzi pritsha me u kthy n’shpi me lujt me fustanat e motrave edhe me makeup-in e mamit. Po si fëmijë, mu ka dokë krejt normale. Derisa n’shpi fillun me m’keqtrajtu për lidhjen teme me gjanat “femnore”.
Atëherë fillova me i mshef senet mrena shpirtit dhe me aktru sikur jom 100% mashkull. Derisa hina n’pubertet dhe kuptova që m’tërhekin djemt.
Në atë periudhë, e mbaj mend mirë, mbyllesha n’banjo para se me u la, veç me lujt pak me makeup-in që e gjejsha aty, veç sa me ndje atë pjesë t’fshehtë të vetes, që s’guxojsha me e shpreh. Po motra jem transfobike, gjithmonë e vërente ndonji shenjë rreth synit e m’keqtrajtonte hala ma shumë.
Me kalimin e kohës, n’fillim të t’njizetave, fillova me dyshu nëse jom trans. Për herë t’parë takova nji person transfeminin. Nji pjesë e jemja ke shumë xheloze, pse s’jam edhe unë si kjo? Po në anën tjetër, fillova me kuptu ma mirë çka do t’thotë me qenë trans. Në atë kohë, ndihesha rehat me trupin tem, nuk ndjeja nevojë me kalu n’gjini tjetër, por… prapë, nuk isha as mashkull, as femër.
Kur fillova me bo drag, e ndjeva për herë t’parë atë anën femnore përmes performancave. U lehtësova, fillova me eksploru ma shumë përtej gjinive binare dhe kuptova që n’fakt, jom jobinar. Nuk m’ka interesu mo se qysh tjerët m’kanë pa. Thjesht, nuk u konë big deal nëse m’kanë pa si mashkull apo femër, unë jom konë vetja.
Ika jashtë shtetit, diku n’Evropë, për nji jetë ma t’mirë ku mundem me e jetu lirinë teme. Takova shumë njerëz që e kuptonin gjininë si unë. M’kanë bo me u ndje plotësisht i pamë e i kuptum. U martova me nji person jobinar. Momenti ma i lumtun n’jetën tem.
Atë ditë, e thirra nanën e i tregova që po martohem dhe që jam bo nuse. Ajo e kuptoi që unë s’kom ndryshu prej fminisë, e nuk m’tha kurgjo t’keqe, thjesht ma boni: “Sa e bukur je bo…” Amo m’tha: “Mos ta shohin foton kta tont…” E megjithatë… fotoja qarkulloi nëpër telefonat e njerzve n’qytetin prej ka vi. Motra, kurrë pa drama, m’shkrujti prapë me më kërcënu e me më akuzu që “po e myti nanën” me “këto sene perverse”, kishe i bëj veç për me qenë cool e trendy. Por s’më ka lëndu. Jonë thjesht fjalë që nuk m’preknin mo, se tash mo e jetoj realitetin tem, larg atij mentaliteti.
Për ni kohë t’gat nuk u ktheva n’Ballkan, s’kom pas nevojë. Amo, këtë vit vendosa me u kthy, me i pa t’shpisë, e me u ballafaqu pak me të kalumen.
Kur mrriva në aeroport, mami m’priti me lot n’sy. Rrugës për n’shpi m’pyeti:
“A ki qef me u bo femër?”
U ngriva. Nuk e kom prit këtë pyetje.
I thashë:
“Jo mami, nuk pe ndjej nevojën me tranzicionu, po as nuk ndihem mashkull. Thjesht… jom vetja.”
Në atë moment u ndjeva i vogël, e i lig, tu e ndje shpejtsinë e kerrit e ajrin mrena. Derisa m’tha:
“T’kuptoj, edhe t’du qashtu qysh je, si femër, si mashkull, ti je fmija jem.”
Nuk mujsha me ju besu veshve t’mi çka jonë tu ni. Pastaj m’tha: “Jom shumë e lumtur që s’je n’Ballkan, që ke shku jashtë me jetu.”
Mami tu keshë, unë i përlotun… tu vozit rrugëve ku jom rrit. Shkuam te fastfood-i që hajsha gjith si fmi. Ma vonë, te tezja e gjyshja. Tezet gjithmonë m’kanë leju me konë vetvetja, m’kanë lanë me ju rregullu flokët, me lujt me makeup. Kurrë nuk m’kanë bo me u ndje “gabim”. Menjiherë pata nevojë me i kallxu tezes e gjyshes që jom martu.
Kur i tregova tezes që jom martu, direkt m’pyeti:
“A ki foto?”
Kur ia tregova fotot, veç tha:
“Kuku, krejt si une po dokesh kur jom konë e re!”
Mami nis me kesh:
“Jo valla, krejt si une po doket!”
Nuk jam ndje kurrë ma e dashtun n’jetën tem.
S’di si me e përshkru këtë ndjenjë.
Zemra mu mush me shumë dashni. E kuptova që po, nime bohet mirë. Edhe që mujna me ekzistu qashtu qysh jena. pa u ndryshu, pa u mshef, pa kërku falje. Thjesht me konë vetja, me gjithë kompleksitetin tonë, e me e jetu jetën me krejt ngjyrat që na përkasin.