THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIME
Trajnim për gazetarët e rinj: Raportim i përgjegjshëm për çështjet LGBTIQ+
Dylberizm, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), shpall thirrjen e hapur për aplikime për të rinjtë që dëshirojnë të marrin pjesë në një trajnim të specializuar mbi raportimin e përgjegjshëm dhe etik për çështjet LGBTQI+.
Ky trajnim synon të pajisë gjeneratën e re të gazetarëve dhe profesionistëve të medias me njohuritë, aftësitë dhe ndjeshmërinë e nevojshme për të raportuar me saktësi dhe profesionalizëm mbi temat queer, duke kombinuar qasjet e gazetarisë hulumtuese me ndjeshmërinë sociale.
Çfarë do të përfitoni nga trajnimi?
- Njohuri më të thelluara mbi çështjet LGBTQ+, terminologjinë dhe realitetet e jetës queer në Kosovë.
- Udhëzime praktike mbi përdorimin e gjuhës së respektueshme, shmangien e stereotipeve të dëmshme dhe raportimin etik mbi identitetin gjinor, orientimin seksual dhe margjinalizimin.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë/e të gazetarisë nga Universiteti i Prishtinës dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.
- Gazetarë/e të rinj që duan të forcojnë aftësitë e tyre profesionale.
- Të rinj të interesuar në fushën e medias dhe raportimit të përgjegjshëm.
Detaje praktike:
Afati për aplikim: 30 mars 23:59.
Data dhe vendi i trajnimit: 2 prill, Prishtinë
Si të aplikoni?
Aplikimet pranohen në këtë formë.
Ky aktivitet zbatohet me ndihmën e ERA dhe Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Dylberizm si organizatë zbatuese dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e ERA-s ose të Bashkimit Evropian.






