Tu e lexu qitash
“Paragjykimet për shkak të orientimit seksual janë të paparanueshme” – deklarohet Albin Kurti

“Paragjykimet për shkak të orientimit seksual janë të paparanueshme” – deklarohet Albin Kurti

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së fundmi ishte i ftuar në emisionin Desku të Kohavisionit, në të cilin është pyetur rreth mendimit të tij në lidhje me sulmet homofobike ndaj të dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili është gej i hapur.

“Të gjitha këto paragjykime e stigmatizime për shkak të orientimit seksual dhe jetës së tyre, janë të papranueshme për mua, aq më tepër kur paragjykimet dhe stigmatizimet marrin një formë aktive të shprehjes së njerëzve në formë të sulmeve të ndryshme” u deklarua Albin Kurti gjatë intervistës në Kohavision. 

Ambasadori Grenell së fundmi ka qenë i intervistuar nga gazetari Berat Buzhala në emisionin Pressing të Televizionit T7 ku është pyetur rreth seksualitetit të tij dhe reagimeve të publikut shqiptarë mbi të.

Pas kësaj interviste, seksualiteti i tij është bërë temë diskutimi mes analistëve, mediave dhe publikut të gjerë online. Një pjesë e madhe e reagimeve kanë qenë pozitive dhe mbështetëse ndaj Ambasadorit Grenell, diçka që jo shpesh mund të haset në diskursin publik mbi çështjet LGBTI në vend, sidomos gjatë mbajtjes së Paradës së Krenarisë në Prishtinë. 

Kqyre edhe qito

Kujtojmë se edhe pse është pjesë e komunitetit LGBTI, Richard Grenell është nën hetime për lidhjet me qeverinë e ekstremit të djathtë, homofobik të Hungarisë, ku dyshohet se firma e tij PR, Capitol Media Partners, ka sponsorizuar fondacionin Magyar, i cili është “pothuajse tërësisht” i financuar nga qeveria e ekstremit të djathtë të Viktor Orban.

Shpresojmë që reagimet e tilla pozitive ndaj personave të komunitetit LGBTI, të jenë sa më të shpeshta, dhe jo vetëm në raste kur diskutohet për diplomatë të huaj si Richard Grenell apo Ulrike Lunacek, por edhe për qytetarët e Repubikës së Kosovës. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top