Tu e lexu qitash
Rriten kërcënimet në internet ndaj komunitetit LGBTQ+ në Korenë e Jugut

Rriten kërcënimet në internet ndaj komunitetit LGBTQ+ në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut është duke përjetuar një rritje të dukshme të kërcënimeve në internet dhe diskriminimit ndaj komunitetit  LGBTQ+ të cilët akuzohen padrejtësisht për përhapjen e Covid-19.

Qeveria e Koresë së Jugut filloi të ulte kufizimet në fillim të majit, duke theksuar rënie të rasteve të reja me Covid-19, dhe lejoi të hapeshin bare dhe vende të tjera.

Në ditët që pasuan, u shfaqën dhjetëra raste të reja Covid-19, të lidhura me klubet e natës në Itaewon, ku autoritetet vlerësojnë se 5700 njerëz mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

Disa media fillimisht i përshkruan klubet e natës si klube gej, duke vendosur një stuhi të madhe ngacmimesh dhe kërcënimesh në internet që synonin njerëzit LGBTQ+.

Reagimi i ashpër ka acaruar nivelet tashmë të larta të armiqësisë kundrejt personave LGBTQ+ në Korenë e Jugut. Festivalet e kulturës Queer dhe ngjarjet e tjera LGBTQ+ vazhdojnë të synohen rregullisht për mbyllje, kërcënim, ngacmim, e bile edhe raste të dhunës fizike.

Përveç dështimit të vazhdueshëm për të trajtuar diskriminimin LGBTQ+, përgjigjja e qeverisë ndaj shpërthimit ngre shqetësime serioze për privatësinë.

Kqyre edhe qito

Si pjesë e përpjekjeve për gjurmim, autoritetet kanë zbuluar informacione personale në lidhje me njerëzit që kanë testuar pozitivisht për Covid-19, përfshirë detaje specifike si mosha, gjinia dhe vendi i punës.

Të tjerët janë përpjekur të përdorin ato detaje për të identifikuar individët e infektuar, duke i vënë ata në rrezik diskriminimi dhe ngacmimi.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top