Tu e lexu qitash
Personat gej po terrorizohen në Maroko

Personat gej po terrorizohen në Maroko

Personat gej në Maroko janë duke u terrorizuar pasi një influencuese e bukurisë iu dha instrukcione qindra ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram për të përdorur aplikacionet për takime gej dhe për t’i identifikuar personat gej , në një shtet ku homoseksualizmi është ilegal dhe homofobia e dhunshme është mjaft e shpeshtë.

Naofal Moussa, e njohur edhe si Sofia Talouni, është një trans grua me banim në Turqi, e cila – para se llogaria e saj në Instagram të fshihej—kishte më shumë se 627,000 ndjekës.

Qysh prej të hënës, ajo i përdori seritë e saj live në Instagram, të cilat shikoheshin zakonisht prej rreth 100,000 njerëzve, për t’iu dhënë instruksione vajzave dhe grave heteroseksuale të instalojnë aplikacione për takime gej dhe t’i shfrytëzojnë ato për t’u afërsuar me personat gej në Maroko. 

Çdo formë e marrëdhënieve/intimitetit mes të njëjtit seks, duke përfshirë edhe puthjen, është ilegale në Maroko dhe e dënueshme deri në 3 vjet burg. Poashtu, nuk ekziston ndonjë ligj kundër ngacmimit dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual apo identitetit gjinor.

Disa persona gej anonimisht kanë folur për Pinknews dhe kanë treguar situatën momentale në Maroko dhe terrorin kundër personave gej.

Ata tregonin se është traumatizuese të shohësh personat gej duke u shantazhuar, duke iu publikuar  identitetin dhe orientimin e tyre seksual, duke u rrahur nga familjet e tyre, duke u përzënë nga shtëpitë dhe duke u zhdukur në mënyra shumë të dyshimta, të cilat zakonisht raportohen si vetëvrasje. Të gjithë ata janë të stresuar dhe rrezikuar edhe për veten e tyre.

Në seritë live të Naofal Moussa, pas përkthimeve nga aktivistë marokien, është mësuar se mes shumë të tjerash ajo ka thënë “Më vjen keq për këta p***ra, por nuk po më intereson”.

Poashtu, ajo ka thënë: “Këto aplikacione gej do t’iu shfaqin të gjithë njerëzit afër juve. Por, ju duhet të krijoni profile fallco dhe të paraqiteni si bottoms (pasiv)” ajo shtoi. 

Duke iu treguar ndjekësve të saj se tre aplikacionet “më të famshme” janë Grindr, Planet Romeo dhe Hornet, ajo shtoi: “Dëgjoni ju vajza dhe gra që mendoni se keni burra apo fëmijë gej…këto aplikacione do t’iu njoftojnë me personat gej afër jush. 100 metra, 200 metra apo edhe një metër distancë. Thjeshtë afër teje në dhomën e ndenjës, sidomos në këtë kohë që të gjithë janë në shtëpi. Aty mund ta gjesh burrin tënd, djalin tënd. Mund të gjesh edhe fqinjin më të afërt apo edhe kusherinjtë, dajën tënd etj. Gjithëkënd.”

Anipse Naofal Mossa nuk iu sugjeroi ndjekësve të saj të përdornin këto informacione për t’i sulmuar personat gej, pikërisht ashtu ndodhi.

Gjatë javës, fotografi të personave gej kanë qarkulluar në grupe private në Facebook me mbishkrime homofobike.

Në një prej serive live në instagramin e saj, Moussa po iu tregonte ndjekësve të saj screenshots (fotografi) të profileve dhe identiteteve të personave gej në aplikacionet gej.

Disa persona kanë ndjekur instruksionet e Moussas për të hapur llogari dhe profile në këto aplikacione dhe ata iu kanë dërguar mesazhe tejet të rënda kërcënuese dhe homofobike të gjithë përdoruesëve të këtyre aplikacioneve.

Kqyre edhe qito

Disa prej mesazheve kanë qenë:


“Nëse do të të takoj ndonjëherë, do të të prej fytin”. “Ju p***ra po e shkatërroni shtetin tonë”

Mesazhe të tipit “Të kapa, p***r. Do të merrem me ty më vonë. Po tentoj t’i zbuloj të gjithë p***rat në lagjen time”, kanë pranuar disa përdorues të aplikacioneve gej nga një profil që pretendonte se ishte grua.

Shumë aktivistë nga e mbarë bota kanë reaguar kundër Naofal Moussa me pretekstin se “ajo bën gjithçka për t’u pranuar nga populli i Marokut”, dhe po inkurajojnë personat gej që të mbyllin llogaritë e tyre gjatë kësaj kohe për të qëndruar të sigurt pasi nuk ka shumë më tepër që ata mund të bëjnë pasi autoritetet nuk do t’i ndihmojnë ata.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top