Tu e lexu qitash
Peshëngritësja transgjinore që po lufton për pjesëmarrje në Olimpiadën e Tokios

Peshëngritësja transgjinore që po lufton për pjesëmarrje në Olimpiadën e Tokios

Peshëngritësja transgjinore Laurel Hubbard nga Zelanda e Re, vazhdon përpjekjet e saj për t’u kualifikuar në Olimpiadën e Tokios.

Hubbard kishte garuar në garat për ngritjen e peshave për burra përpara se të kryente tranzicionin gjinor shtatë vjet më parë.

Ajo i mbajti gjallë shpresat e saj olimpike duke fituar Kupën Botërore në janar, në Romë, ku ngriti 270 kg.

Në Kualifikimet Australiane në mars pësoi distatë, mirëpo në prill do të përpiqet të kualifikohet përmes Kampionatit të Oqeanisë në Nauru.

Hubbard ka të drejtë të garojë në kategorinë e grave, sipas udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes për përfshirjen e atletëve transgjinorë.

Udhëzimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të nxjerra në vitin 2015, lejojnë çdo atlet transgjinor të garojë si grua me kusht që nivelet e testosteronit, të jenë nën 10 nanomol për litër, për të paktën 12 muaj para konkursit të tyre të parë.

Nëse Hubbard do të garoj do të dihet vetëm vitin e ardhshëm pasi anëtari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Dick Pound ka thënë për USA Today që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shtyhen.

Sipas tij Lojërat pritet të mbahen në vitin 2021, ndërsa detajet do të caktohet brenda katër javësh.

“Në bazë të informatave që IOC-ja ka, shtyrja është vendosur”, ka thënë Pound për USA Today. “Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura, por Lojërat nuk do të fillojnë më 24 korrik. Kaq di unë”.

IOC-ja ka konfirmuar se do të shqyrtohet mundësia e shtyrjes së ngjarjes kryesore sportive për shkak të përhapjes së koronavirusit. Edhe autoritetet japoneze kanë thënë të hënën se Lojërat mund të shtyhen, ndërkohë që presioni nga vendet tjera për një vendim të tillë po rritet vazhdimisht.

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top