Tu e lexu qitash
Libri “Portreti i Dorian Gray” nga Oscar Wilde

Libri “Portreti i Dorian Gray” nga Oscar Wilde

Libri “The Picture of Dorian Gray (Portreti i Dorian Gray)”, shkruar nga shkrimtari irlandez Oscar Wilde, botuar më 1891, konsiderohet të jetë një nga romanet homoerotike më të njohura të shkruara ndonjëherë.

Në kohën që u botua, kritika jo vetëm që nuk e përkrahu “Portretin e Dorian Gray”, por ishin të shumtë ata që hodhën dyshime se Wilde nëpërmjet kësaj vepre mbronte homoseksualitetin dhe i thurte lavde amorales. Atëkohë, Wilde u detyrua që ta rishihte dhe rishkruante dhe një herë veprën e tij të cilësuar “aestetike dhe të pamoralshme” duke i hequr pasazhet erotike mes homoseksualësh.

Wilde u dënua me dy vjet burg i akuzuar për përfshirje në akte homoseksuale, i cili në kohën kur jetoi ishte një krim i rëndë. I dërrmuar gjatë dënimit, tre vite pasi doli nga burgu, Wilde vdiq në moshën 46 vjeç.

Mirëpo në vitin 2003, libri “Të pathënat e Dorian Gray” me dorëshkrimet origjinale të Wilde, të cilin e botoi nipi i tij, Merlin Hollande, tregon qartë se Wilde ishte i detyruar të hiqte nga vepra e tij ato pjesë për të cilat shoqëria nuk ishte ende gati t’i lexonte, pjesë këto që përshkruanin ndjenjat dhe veprimet homoseksuale.

“Ai mbështetej në të drejtën universale të një artisti për të krijuar dhe thënë çfarë të dojë. Ai duhej të kishte të drejtën të krijonte personazhet siç dëshironte t’i krijonte”, ka thënë Holland për gjyshin e tij.


Edhe pse Wilde ndryshoi pjesë në romanin e tij, prapëseprapë gjatë leximit të këtij libri dukshëm vërehen tërheqjet romantike mes personazheve të gjinisë së njejtë.

Kqyre edhe qito

Sot më shumë se 130 vjet nga botimi vazhdon të mbetet ndër librat më të lexuar të të gjitha kohërave dhe cilësohet libër klasik. Historia është adaptuar për shumë shfaqje dhe filma. “Portreti i Dorian Gray” vlerësohet si kryevepër e letërsisë angleze, një vlerësim deri në kult i bukurisë së vërtetë.

Veprat e Wilde konsiderohen si “sulm” antikonformist dhe antiviktorian kundër moralit të borgjezisë angleze. Edhe vetë jeta, për Wilde, konfigurohet si një vepër arti e arritur.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top