Tu e lexu qitash
Superheroina transgjinore

Superheroina transgjinore

Trans: M në F – 20 vjeç

Qysh kur jom kon fëmijë, m’kan pëlqy lodrat e djemve, amo jo kerret ose qasi sene, po kto pak ma t’çudtishme, si figura aksioni, dhe lodrat me superheronjë (jom kon koxha nerd). Por, masanej kom fillu me lujtë me kozmetikën e mamit, edhe me t’vërtetë m’ka pëlqy shumë, m’ka pëlqy ndjenja që m’ka dhonë, amo masanej vazhdimisht kom dëgju që mu kon gej ose lezbike ose trans osht gabim, edhe pse atëherë nuk e kom ditë çka do me thënë LGBT. 

Po kaloj te shkolla e mesme, kur kom fillu me shku edhe në një shkollë fetare, sepse kom dashtë me gjetë shërim, e që qato 3 vjet jon kon prej viteve ma t’kqija n’jetë. 

Në vitin e parë jom kon tu e mohu vetën, në vitin e dytë jom njoftu me vetën, edhe në vitin e tretë e kom pranu vetën plotësisht, por që dy vitet e fundit jon kon ma t’kqija deri tash për mu. 

Kqyre edhe qito

Amo tash e kom të dashurin që prej 2 vite që m’don, edhe jetoj me ni banesë me motrën ku mundem mu kon vetja, edhe muj me u ly sa t’du edhe me u ni e lumtur me vetveten. 

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top