Tu e lexu qitash
Shoqet e mija i pëlqejshin djemtë, a unë edhe djemtë – edhe ato.

Shoqet e mija i pëlqejshin djemtë, a unë edhe djemtë – edhe ato.

F – 19 vjeç

Kah me ja nisë? Ah po, unë hala nuk kom come out. 

Jom nji çikë 19 vjeçare që vi prej nji vendi t’vogël arkaik. Deri n’moshën 15 vjeçare jom kon’ homofobe ekstreme e cila thojke që homoseksualëve duhet me jua pre qafën… t’paktën kshtu m’ish imponu prej familjes dhe rrethit. Po diqysh thellë brenda meje unë e kom ditë që nuk jom bash si krejt shoqet e mija, se shoqet e mija i pëlqejshin djemtë, a unë edhe djemtë – edhe ato. 

Kët’ “çudi” vetit fillova me ja pranu kur e zbulova serialin “Orange Is The New Black” që ka përmbajtje gej, edhe e pashë që dashnia nuk qenka veç femën-mashkull, po po mujka me kon’ edhe femën-femën. Deri q’atëherë s’osht që s’kisha pas “t’përzime” me djem po gjithmonë u ndihsha ndryshe n’prezencën e nji femre. E për biseksualat s’kisha ndi kurrë. 

Nejse, erdhi dimri i vitit t’kalum ku unë u njoftova përmes rrjeteve sociale me nji femën t’nji qyteti larg meje, e cila poashtu ishte bi, fillum me flirtu virtualisht e unë fillova me e njoftë vetin ma mirë. Kjo m’boni me ra n’depresion: Kush jom unë? Çka jom unë? Çka du unë? A muj me pas’ jetë me nji femën? A kom me shku unë n’ferr? E ksi pytje t’ngjajshme. 

Ndërkohë fillova me e shpërnda muhabetin që unë i pëlqej femnat. T’them t’vërtetën njerzit që m’kan’ njoftë e kan’ dit’ kët’ sen para meje, e megjithse ke shumë e vështirë me kallxu n’rrethin e afërt, n’momentin që u thojsha “Jom tu fol me ni femën, unë jom bi” uhhh… çfarë shlirimi ndjejsha!

Shoqnia thujse t’gjithë m’pranun edhe m’mbështetën edhe unë u jom shumë falenderuse për komfortin që ma falën. Po qyteti nuk u kallxun si shoqnia jem, ata m’përfolën shumë e m’bonën me e rikthy fazën e depresionit, e unë gjithmonë tu e mohu. 

N’atë vajzën u dashurova fort, shkova te ajo edhe e kalum natën bashkë. Ajo ke my first lesbian experience edhe unë u ndjeva ma e lumtuna n’botë, edhe pse n’fund ma thej zemrën.

Familja jem jon’ total homofoba-ekstremist. Shpesh kur kapet tema n’shpi unë filloj me i mbrojtë komunitetin e ata m’vërsulen pa e ditë se çka kom unë mrena, po edhe sikur ta dijnë, e di që nuk kan’ me m’pranu. Po unë nuk i gjykoj edhe nuk e pres kët’ sen prej tyne, fundja, shqiptarë jemi!

N’paradë nuk mujta me marr’ pjesë, po u gzova e u emocionova fort kur pash se sa shumë veta kishin dalë me kry lart, e sidomos heteroseksualët që ishin aty për me na mbështet neve. Edhe faqen e juj e përcjelli tinza edhe ndjehna sikur m’njihni edhe m’doni për këtë që jom. Nuk e di a kom me come out najherë, po e rëndësishme osht që unë e kom pranu vetin për çka jom edhe ndjehna shumë mirë! 

Pak a shumë kjo ke historia jem, faleminderit që ma dhat’ mundësinë me u shprehë!

JENA KNEJ, JENA GEJ! 

Kqyre edhe qito

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top