Tu e lexu qitash
Karakteret queer në Game of Thrones

Karakteret queer në Game of Thrones

Në vendin mistik të Westeros, ka gjithçka – dragonj, zombies, dhe plotë geja. Seriali më i shikuar nga HBO në pothuajse gjysmë shekulli ka përfunduar në maj të vitit 2019, pas shtatë vjetësh realizim. E keni parë apo jo, ju keni dëgjuar për të. Ky serial do të shfaqet në vendet ku homoseksualiteti është i paligjshëm, ku zgjedhjet seksuale të grave kontrollohen dhe ku identitetet trans janë nënshtruar dhunshëm. Se si Game of Thrones pasqyron seksualitetin dhe cilat mësime janë të nënkuptuara, është me rëndësi kulturore. Krijuesi George R.R. Martin, identifikoi disa ikona specifike të së kaluarës, duke përmendur Aleksandrin e Madh, Richard Lionheart dhe Edward II për frymëzimin e komploteve dhe karaktereve.

Disa nga karakteret queer në GoT:

Loras Tyrell


Trashëgimtar në shtëpinë e dytë më të pasur në Westeros, Loras është beqari më i dëshiruar, por ai ka zemrën e tij tek Ser Renly Baratheon, dashnor i tij sekret. Një nga marrëdhëniet më të shëndetshme në kanunin e Game of Thrones – tregon si Loras dhe Renly vërtet e duan njëri-tjetrin.

Renly Baratheon


Vëllai më i ri i mbretit, Renly është i dashur nga populli i Westeros. Loras dhe marrëdhënia e tij janë “sekretet më të njohura në Westeros”. Momenti i parë gej i serialit është në mes të dyve kur Loras i thotë Renlit se ai duhet të jetë mbreti, para se të ulet poshtë tij.


Ellaria Sand


Gjatë kohës së saj dhe kohës së Oberyn në Kings Landing, çifti mori pjesë në një numër orgjish. Ata zgjodhën gra e burra për të fjetur. Pas vdekjes së Oberyn, Ellaria u bashkua me Daenerys, e cila e vendosi atë në shoqërinë e Yara, të cilat u pëlqyen menjëherë.


Oberyn Martell


I njohur për luftimet e tij por edhe aftësive seksuale, Oberyn është një njeri i nderuar familjar i cili është gjithashtu në një marrëdhënie të hapur e të shëndoshë biseksuale.

Kqyre edhe qito


Lord Varys


Një nga karakteret aseksuale të serialit, mbreti i intrigave, me sy, veshë dhe spiunë në çdo shtëpi. Ai ka thënë se as burrat as gratë nuk kanë fuqi të bindjes ndaj tij.


Yara Greyjoy


Personazhi i hapur lezbik i Yaras na sjellë momente të këndshme të serialit kur e shohim atë duke provokuar gratë e Westeros, ku përfshihet edhe propozimi i saj për martesë me Daenerys.

© 2020 Dylberizm - Të gjitha të drejtat e rezervuara

Scroll To Top